• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROBLEME ME GJUNJËT/ Lehtësimi përmes ushqimit dhe kurave natyrale
Home
Shëndet

PROBLEME ME GJUNJËT/ Lehtësimi përmes ushqimit dhe kurave natyrale

17 April, 2021 s.autor Shëndet

Janë shumë faktorë që shkaktojnë dhimbjet e gjunjëve të ndikuara kryesisht nga Artriti, Osteoartriti, Artriti reumatoid dhe septik, cistet e gjurit apo frakturat. Është një nga problemet më të zakonshme shëndetësore që sigurisht i prek të gjithë. Dhimbjet e gjunjëve janë të padurueshme dhe therëse dhe frenojnë tërësisht aktivitetin normal fizik.

Sipas ekspertëve zakonisht dhimbja e gjunjëve shoqërohet me enjtjen e tyre, kufizimin e lëvizjeve normale të gjymtyrëve, probleme me ngjitjen dhe zbritjen e shkallëve, qëndrimin në këmbë apo ulur, mbledhje e ujit tek gjunjët duke shkaktuar dhimbje të forta. Gjithashtu, dhimbja e gjunjëve shkaktohet edhe si pasojë e reumatizmës. Kjo sëmundje ndikon në enjtjen e gjunjëve, skuqjen e tyre e madje edhe në rritjen e temperaturës së trupit, vështirësi në ecje si dhe përkulje gjithashtu.

Sugjerohet më poshtë disa metoda krejt efikase për lehtësimin e dhimbjeve të gjunjëve përmes kurave natyrale në shtëpi si dhe përzgjedhjes së ushqimeve të duhura.

Kura Natyrale
-Vendosni kompresa me akull te pjesa e gjurit që ju dhemb. Mbajeni për 20 minuta dhe bëjeni këtë ritual gjatë ditës.
-Shtrëngoni pjesën e gjurit që ju dhemb përmes një fashe elastike.
-Mundohuni të pushoni sa më shumë duke evituar lodhjen e gjunjëve. Bëni ecje të ngadalta të cilat nuk ndikojnë në futjen e gjunjëve në një aktivitet të plotë.
-Vendosni jastëkë të mëdhenj poshtë gjunjëve teksa pushoni.
-Hidhni një lugë gjelle me piper të kuq në një filxhan me vaj ulliri. Përzjejini bashkë derisa masa të bëhet homogjene dhe masazhoni pjesët e gjurit në zonën që ju dhemb. Këtë ritual mund ta bëni dy herë në ditë për një javë.

Kura përmes ushqimit
-Ju mund të lehtësoni dhimbjen e gjunjëve përmes një diete të mirë ushqimore me produkte që janë të pasura me vitamina dhe antioksidantë.
-Peshku përmban vitamina B, si vitaminën B6, e cila lufton aneminë. Si dhe vitaminën D, që është shumë e rëndësishme për asimilimin e kalciumit, element jetik ky për forcimin e kockave.
-Portokallet, duke përmbajtur një sasi të konsiderueshme vitamine C, forcojnë kockat dhe imunitetin.
-Perimet me gjethe ( spinaq, lëpjetë etj) janë burim i shkëlqyer i vitaminave antioksidative A dhe C, luteinës dhe beta karotenit. Kur këto kompozime bashkohen krijojnë mbrojtje të shkëlqyer nga krijimi i shumë sëmundjeve.
-Bajamet janë burime të pasura me vitamina dhe minerale. Bajamet paraqesin një nga komponentët bazë për energji si dhe vlera ushyese.
-Xhinxher njihet si një nga produktet më të çmuara me përdorimin e gjerë të tij në lehtësimin e dhimbjeve nga komplikacione të ndryshme shëndetësore. /AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLITIKA NË SHQIPËRI E BALLKAN: Biznes në vend të programit e ideologjisë?
Previous article ZBARDHET TENTATIVA E VRASJES SË 33-VJEÇARIT DJE NË FIER/ 3 persona në pranga dhe 1 në kërkim

s.autor

Postime të ngjashme

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta Shëndet

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit Shëndet

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT