Mjekët e Spitalit Infektiv në QSUT, u kanë bërë apel qytetarëve të vijojnë të respektojnë rregullat antiCOVID pasi virusi vijon të jetë ende prezentë.
Prof.Pellumb Pipero është shprehur se vaksinimi antiCOVID duhet të vijoj duke këshilluar qytetarët të vaksinohen për të siguruar mbrojtje ndaj virusit.
“Do ti inkurajoja sërisht të gjithë qytetarët që të vaksinohen sapo tu jepet mundësia dhe tu krijohet sit ë thuash momenti për ta marrë vaksinën. Edhe njëherë dua të them që të gjitha vaksinat që kemi në dispozicion janë shumë të mira madje do thosha që vaksina më e mirë është ajo që të ofrohet më parë duke i ju kujtuar masat parandaluese të cilat do të na shoqërojnë deri në fund kësaj pandemie. Vaksinimi është mjeti apo zgjidhja kryesore për këtë”, nënvizoi Pipero.


