• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMET KIBERNETIKE RUSE/ SHBA-ja do të vendosë sanksione ndaj Rusisë
Home
Nderkombetare

SULMET KIBERNETIKE RUSE/ SHBA-ja do të vendosë sanksione ndaj Rusisë

15 April, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara pritet të shpallin sanksione ndaj zyrtarëve dhe subjekteve ruse, për shkak të ndërhyrjes në zgjedhjet amerikane dhe një sulmi kibernetik ndaj institucioneve qeveritare dhe korporatave amerikane. Agjencia e lajmeve Reuters njofton se rreth 30 njësi ekonomike ruse do të përballen me sanksione.

Sanksionet shënjestrojnë dhjetëra individë, duke përfshirë zyrtarë të inteligjencës ruse dhe masa do të përfshijë edhe dëbimin e deri në 10 zyrtarëve dhe diplomatëve rusë.

Prej disa javësh administrata e Biden, ka dhënë sinjale se po përgatit një përgjigje ndaj shkeljes së sigurisë kibernetike.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane dhe kompanitë e teknologjisë kanë thënë se sulmi kibernetik që u zbulua në dhjetor të vitit 2020, mund të ishte bërë nga ana e hakerëve rusë, akuza e hedhur poshtë nga Moska.

Nga sulmi kibernetik janë prekur të paktën nëntë agjenci qeveritare, përfshirë departamentin e Thesarit, atë të Drejtësisë dhe të Tregtisë si dhe 100 ndërmarrje private.

Sanksionet gjithashtu kanë për qëllim hakmarrjen për ndërhyrjen e pretenduar gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, ndërhyrje e cila sipas agjencive të inteligjencës amerikane është miratuar nga Vladimir Putin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK E PRANOJNË RIBASHKIMIN/ Por Loredana nuk e përmban veten, poston FOTO të Mozzik dhe flet sërish për...
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Kryeministri Basha, një kukull e varur në çengelin e Ilir Metës

s.autor

Postime të ngjashme

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis Botë

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999 Botë

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez Botë

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT