• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RINDËRTIMI/ Rama në Kamëz: Çdo shtëpi këtu është ndërtuar me gjakun dhe me djersin e sakrificave…
Home
Zgjedhjet 2021

RINDËRTIMI/ Rama në Kamëz: Çdo shtëpi këtu është ndërtuar me gjakun dhe me djersin e sakrificave…

15 April, 2021 s.autor Breaking News, Politikë, Zgjedhjet 2021

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim elektoral në Kamëz, prej ku foli për rindërtimin dhe vaksinimin.

Rama tha se të dyja këto i bëri politika, ndërsa shtoi se “ishte politika që e la Kamzën pa asnjë shpresë për vite të tëra, pa asnjë shpresë për një çerdhe, kopsht, shkollë, kanalizime”.

Më tej, kryeministri theksoi se për Kamzën nuk është bërë as një e njëmijta e asaj që baballarët dhe nënat kanë bërë për familjet e tyre.

“Së bashku me Rakipin kemi shkuar derë më derë, kemi takuar njerëz të zakonshëm shqiptarë të fortë, familje njerëzish me shumë karakter. Nuk i kemi pyetur me kë je, as na ka interesuar fare nëse janë majtas apo djathtas, por thjesht i kemi qëndruar pranë cdo ditë, derisa i kemi sistemuar fillimisht në shtëpi me qira të paguara nga qeveria, ku të gjithë ata që presin të hyjnë në apartamente do të qëndrojnë deri në momentin kur të marrin çelësat e apartamentit të ri. Ajo çka i bashkon të gjithë njerëzit këtu në Kamëz është historia e përbashkët e fillimit të një rruge jashtëzakonisht të vështirë, historia e përbashkët e ardhjes nga zonat e tjera, nga periferi shumë të varfra, nga të katër anët, për të ndërtuar këtu të ardhmen për fëmijët, një jetë tjetër, të re, ndryshe. Shumëkush ndoshta është larguar edhe nga këtu për të shkuar në emigracion, për një jetë më të mirë, për të mos lënë asgjë pa bërë që familja të bëhet më e fortë.

Besoj se si askund tjetër, këtu në Kamëz, çdo njeri i arsyeshëm, çdo baba, çdo gjysh, që i ka duart me kallo, se e ka ndërtuar tullë për tullë shtëpinë e re, e kupton shumë mirë çfarë duhet të them kur them se shtëpia e re, shtëpia ku njeriu investon për një të ardhme më të mirë, nuk ndërtohet sa hap e mbyll sytë, duke ndenjur këmbë mbi këmbë, duke pritur që dikush tjetër ta bëjë për ty apo që të tjerë të të sjellin lekët, tullat, tjegullat dhe ti ta bësh kollaj. Çdo shtëpi këtu është ndërtuar me gjakun dhe me djersin e sakrificave të jashtëzakonshme. Njësoj si me tërmetin, me Covid-in, që shtëpia merr nga jashtë, familja reziston, vazhdon, nuk dorëzohet. Sa e sa herë baballarëve këtu në Kamëz, gjatë ndërtimit të shtëpisë, ju kanë munguar lekët.

Përtej shtëpive, mua më vjen shumë keq, por ka një fakt shumë të vërtetë, që politika nuk ka bërë për Kamzën as një të njëmijtën e asaj që cdo kryefamiljar dhe cdo nënë, në cdo shtëpi këtu, ka bërë për familjen e vet. Kamza është vendi ku mund të flasësh pa asnjë gajle se mos nuk të kuptojnë, për faktin se kush mendon që politika është kot, është diçka e keqe, se nuk i duhet dreqit, gabon rëndë, sepse pikërisht ishte politika që e la Kamzën pa asnjë shpresë për vite të tëra, pa asnjë shpresë për një çerdhe, kopsht, shkollë, kanalizime. Është politika që sot po i bën të mundura të gjitha këto. Po të mos ishte politika, sot ne nuk do të ishim duke prekur numrin 300 mijë të shqiptarëve të vaksinuar. Po të mos ishte politika, qindra mijëra gjyshër e gjyshe nuk do të ishin çliruar nga armiku i padukshëm. Vaksinat nuk erdhën nga qielli, i solli politika. Rindërtimin nuk po e bën ndonjë dorë e padukshme, po e bën politika. Sot Shqipëria po del nga tuneli i pandemisë dhe shumë e çuditshme, po del shumë më shpejt se shumë vende të tjera”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "IK SE NUK DO DALËSH BOSH ATJE"/ Zbulohen përgjimet e grabitësve të vilave në Sauk (DETAJET)
Previous article TRAGJIKE/ Aksident në Divjakë, ndërron jetë pasagjerja 19-vjeçare

s.autor

Postime të ngjashme

OPERACION ANTIDROGË NË SHKODËR/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona, nisin hetimet për kryeplakun e fshatit Vukël Aktualitet

OPERACION ANTIDROGË NË SHKODËR/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona, nisin hetimet për kryeplakun e fshatit Vukël

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT