• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VJEDHJET E PIKETUARA NË GOOGLE MAPS/ Alarmi për grabitjen e Exchange-it në Yzberisht zbuloi ‘skifterët’ e vilave luksoze në Tiranë
Home
Breaking News

VJEDHJET E PIKETUARA NË GOOGLE MAPS/ Alarmi për grabitjen e Exchange-it në Yzberisht zbuloi ‘skifterët’ e vilave luksoze në Tiranë

15 April, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Alarmi i dhënë në Policinë e Tiranës se më 12 prill do të grabitej një pikë e këmbimit valutor në Yzberisht nën kërcënimin e kallashnikovëve, zbuloi grupin e skifterave të vilave luksoze në Tiranë. Report TV ka siguruar dosjen e 5 grabitësve në Tiranë, të arrestuar 2 ditë më parë, mes të cilëve ishte edhe famëkeqi Hektor Qirjazi, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi po për grabitje.

Grabitësit pas vjedhjes së vilës në zonën e TEG-ut në Tiranë, kanë pasur si synim të radhës grabitjen e një pike këmbimi valutor në Yzberisht. Gjithashtu 5 grabitësit kordinoheshin mes tyre për vjedhjen e vilave përmes google maps, ku  Hektor Qirjazi (i njohur edhe me emrin Dorjan Lamani ) u dërgonte  pjesëtarëve të tjerë të grupit  Dajvid Dosti, Klodian Çypi, Halil Topalli, Redian Begaj, (të gjithë të arrestuar)  vendndodhjen e vilave luksoze  që do të grabisnin.

Në dosjen e zbardhur nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta është edhe dëshmia e një prej 5 grabitësve të arrestuar, konkretisht  e Dajvid Dostit, i cili është shprehur se ai është kontaktuar nga Hektori Qirjazi dhe se ka komunikuar me të në mesazhet për të vjedhur vilën në zonën e TEG-ut. Dosti ka përshkruar edhe mënyrën se si e vodhi atë vilë.

“Për vjedhjen e vilës te TEG-u më ftoi Hektor Qirjazi. U njohëm në Skrapar, më kontaktoi në rrjetet sociale dhe më ftoi për vjedhjen. Qirjazi më tregoi në Google Map vilën ku do të vidhja, do ndanim lekët. Pranë vilës më çuan 2 shokë të Dorjan Qirjazit me makinë, ai nuk erdhi me ne. Kalova murin dhe hyra në vilë, dera ishte hapur, gjeta kasafortën. Hapa kasafortën me forcë dhe mora disa bizhuteri dhe 16.250 euro. Në vilë qëndrova rreth 1 orë, komunikonim me radio si të policisë” është shprehur Dosti para prokurorisë.

Dajvid Dosti u arrestuar pas vjedhjes së vilës në TEG më 12 prill, sapo kishte hipur në taksi për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Pas tij janë vënë në pranga edhe Hektor Qirjazi, Klodian Çypi, Halil Topalli, Redian Begaj, gjatë operacionit të koduar  “START & STOP”, ndërsa ky grup kriminal ka kryer aktivitetin kriminal në Greqi dhe vende të tjera të BE-së

Prokuroria kërkon arrest me burg për 5 të arrestuarit. Gjatë operacionit të arrestimit të 5 grabitësve policia ka sekeustruar    një armë zjarri automatik, me dy krehër dhe 123 fishekë, 17.150 euro, 2 radio marrëse-dhënëse si ato që përdor Policia e Shtetit, bizhuteri të ndryshme floriri, si unaza, vathë, ora dore, varëse, medialionë, 1 automjet tip “Ford”, si dhe pajisje të tjera që shërbejnë për hapjen e bravave dhe dyerve të blinduara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SONDAZHI: Ja kush i fiton zgjedhjet në Vlorë, si ndahen mandatet e deputetëve. LSI “zhduket” nga harta
Previous article "NA U VODH NJË GOL"/ Shpërthejnë polemikat pas eliminimit të Dortmundit: Rregulli i FIFA-s nuk e jepte penallti

s.autor

Postime të ngjashme

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës Aktualitet

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT