• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DALJA E TË DHËNAVE/  Balla: Nuk korrespondojnë me ato të PS, ne kemi një aplikacion ku anëtarët regjistrohen me…
Home
Politikë

DALJA E TË DHËNAVE/ Balla: Nuk korrespondojnë me ato të PS, ne kemi një aplikacion ku anëtarët regjistrohen me…

14 April, 2021 F.autor Politikë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha në studion e “Real Story”, në “News 24”, se të dhënat e databazave të servirura nga portali Lapsi.al nuk i përkasin PS-së. Balla theksoi se Partia Socialiste ka një aplikacion, ku simpatizantët dhe anëtarët regjistrohen dhe i ofrojnë vetë të dhënat e tyre.

Gjithashtu ai theksoi se të dhënat e kartës së identitetit, prej një gabimi të bërë nga Partia Socialiste vite më parë, mund të sigurohen për 12 euro. PS sipas tij e ka denoncuar këtë skandal, e madje është në pritje që të zbardhet nga Prokuroria edhe publikimet e portalit Lapsi.al.

“Ajo që janë servirur nga Lapsi.al nuk korrespondojnë me databazin dixhital të PS. PS ka një aplikacion, ku gjithsecili që dëshiron të jetë anëtar apo simpatizant ka të dhëna dhe logohet. Partitë bëjnë një gjë që quhet census. Ato fotografi të dala nga një media e opozitës s’janë të PS. Ju konfirmoj me përgjithësi, sepse po të doni iu vendos në këtë aplikacion të dhënave që hidhen dhe hidhen me autorizimin e personit. Listat e zgjedhësve i dorëzohen zyrtarisht partive nga KQZ. Numri i ID plotësohet historikisht kur shkon me votuar, në këto zgjedhje s’do të ketë nevojë, sepse do të identifikohesh në mënyrë biometrike.

Ajo që po ju them është që PS që ngre akuza për këtë çështje, i ka pasur këto të dhëna. PD ka marrë databazen dhe e hodhi online, sot po të paguash 12 euro, ke databazen me të dhënat e ID të gjithë popullsisë. Unë i kam bërë thirrje Prokurorisë ta hetojë, sepse ne si PS do e ndjekim këtë historinë e kësaj media, që gjeti një fotografi diku dhe tha që është e PS. Kur të lexoni raportin e mosnjohjes së zgjedhjeve nga PD, një nga pikat do të jetë edhe të dhënat e ID. Të dhënat personale të asnjërit prej jush nuk janë prekur dhe preken nga PS, unë në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm kemi bërë thirrje që ky skandal të hetohet. Kur kemi ngritur këtë databaze prej vitesh të tëra punë derë më derë, çdo parti politike falë kësaj mundësie që ke sot, rezultat në 25 prillit do e di në mënyrë të përafërt në çdo qark, e do të llogarisim rezultatet”, u shpreh Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CHAMPIONS LEAGUE/ Manchester City mposht me përmbysje Dortmund dhe kualifikohet në gjysmëfinale
Previous article CHAMPIONS LEAGUE/ Nuk ka "remuntada" për Liverpool, Real Madrid kualifikohet në gjysmëfinale

F.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT