• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA/ Evropa e meriton divanin e Erdoganit
Home
Nderkombetare

ANALIZA/ Evropa e meriton divanin e Erdoganit

13 April, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Nga Matthew Karnitschnig, Politico.eu

Një turk me mustaqe, dy karrige të praruara, dhe një divan prej pellushi. Del se kjo është gjithçka që nevojitej për të sjellë në mendje kohezionin gjithnjë e më të pamundur të Evropës. “Karantinimi” nga udhëheqësi turk Recep Tayyip Erdogan i presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në divanin e zyrës së tij në Ankara javën e kaluar, bashkoi në një valë zemërimi kontinentin e përçarë.

Ajo që u pa evokoi një tablo absurde:në qendër të skenës, presidenti turk, ulur pranë një nervozit Charles Michel, presidentit të Këshilli Evropës. Ndërkohë në cepin tjetër të dhomës, e ulur në divan ndodhej zonja Von der Leyen, e veshur me një xhaketë të kuqe, me duart e shtrënguara fort në prehrin e saj, dhe me një lloj kundërshtimi të heshtur ndaj saj që po ndodhte.

Ky imazhi i tërboi nga inati evropianët, majtas, djathtas dhe në qendër. Iratxe García Pérez, udhëheqëse e grupit Socialistët & Demokratët në Parlamentin Evropian, e quajti “të turpshëm” trajtimin e zonjës Von der Leyen.

Kryeministri italian Mario Draghi, një njeri i famshëm për tonet e tij të buta, nuk bëri asnjë përpjekje për ta maskuar zemërimin e tij, për atë që ai e përshkroi si “poshtërimin” e Von der Leyen, duke krahasuar të enjten Erdoganin me një “diktator”.

Dhe të gjitha këto për shkak të një divani? Jo tamam. Sikur vetë Evropa të ishte figurativisht në atë divan, kjo mund të përfaqësonte diçka tjetër:shumatoren e pasigurive të kontinentit, inatet e shumta, dhe mbi të gjitha thellësinë e kompleksit të saj të inferioritetit.

Përkundër perceptimit dominues evropian, ai episod nuk kishte të bënte kryesisht me mosrespektimin e grave, por me fuqinë. Përmes selive të tij plot shkëlqim dhe “presidentëve” të tij të ndryshëm, Bashkimi Evropian, përpiqet shumë që ta projektojë fuqinë e vet. Por kjo është shumë e vështirë.

Dhe njerëzit që kanë një pushtet real si Erdoğan, kënaqen duke i vendosur evropianët në vendin e tyre, madje edhe në një divan, nëse kjo është e nevojshme. Angela Merkel nuk është spostuar në asnjë rast në divanin e Erdoganit. Dhe kjo pasi Erdogan e merr seriozisht atë dhe fuqinë që ajo ka.

Duke qenë se as Michel dhe as Von der Leyen (pavarësisht titujve zyrtarë që mbajnë) nuk kanë shumë fuqi, poshtërimi i tyre është edhe më joshës për një politikan dhe udhëheqës si Erdogan. Ai gjest pëlqehet nga baza e tij elektorale, dhe mbart zero rreziqe për të.

E çfarë do të bëjë BE-ja për këtë që ndodhi? As Michel dhe Von der Leyen duket se nuk e dinë. Që nga momenti i incidentit, ata kanë qenë shumë të zënë duke treguar me gisht njëri-tjetrin dhe ndihmësit e tyre si fajtorë për lejimin e atij “protokolli”.

Në përpjekjen e tij për t’u shfajësuar, Michel, ish kryeministër i Belgjikës, duket se ka kaluar nëpër 5 fazat e pikëllimit. Kryesisht, ai është thjesht “i trishtuar”, sikurse shkroi në një postim në Facebook javën e kaluar.

Por ajo për të cilën duket se është shumë i mërzitur, është se u kap gafil para kamerave duke u sjellë si një shofer arrogant maskilist, duke mos i ofruar vendin e tij zonjës Von der Leyen. Rivaliteti në Bruksel midis Michel dhe Von der Leyen, nuk është ndonjë sekret. Dhe duke gjykuar nga reagimi i Komisionit Evropian ndaj kësaj ngjarjeje, zonja Von der Leyen e ka shijuar çdo minutë të atij që u quajt “Sofagate” (Skandali i divanit).

Stafi i saj grumbulloi edhe elementët më të parëndësishëm të asaj që ndodhi në Ankara. Më pak se 24 orë pas atij episodi, ndihmësit e Von der Leyen, kishin dhënë tashmë raporte të hollësishme se si po reagonin eurodeputetët dhe publiku.

“Në përgjithësi, presidenti i Këshillit Evropian dhe Erdogan fajësohen për sjelljen e tyre e në atë moment. Ndërkohë, ka një qartë për presidenten e Komisionit Evropian me hashtagët të rinj #DeWoOurSeat tona ose #GiveHerASeat”- thuhet në një analizë të brendshme të parë nga POLITICO.

Është domethënës fakti që synimi i vërtetë i misionit të liderëve të BE-së në Ankara, u la në hije nga indinjata kolektive mbi mënyrën sesi u ulën në atë takim 3 protagonistët. Por pastaj, pak njerëz në Evropë dëshirojnë të kujtojnë shkallën e madhe mbi të cilën mbështeten tek Turqia, për të mbajtur larg turmat e mëdha të refugjatëve dhe emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

Dhe as nuk duan që të kujtojnë se marrëveshja BE-Turqi, përfshin pagimin e miliarda eurove ndaj Ankarasë. Për ta është më pak e rëndësishme, siç bëri televizioni shtetëror gjerman, të ndalen tek mungesa e Erdogan në konferencën për shtyp pas takimit, ku Von der Leyen dhe Michel folën për shenjtërinë e të drejtave të njeriut dhe Konventën e Stambollit.

S’ka gjë se Turqia ka pranuar miliona refugjatë më shumë se sa Evropa e pasur. Reagimi evropian është tipik për njerëzit që torturohen nga ndjenja e të ndjerit në siklet dhe të pafuqishëm. Në vend se ta pranojnë varësinë e vazhdueshme të Evropës tek Turqia për t’i mbajtur larg emigrantët nga kontinentit, dhe lëshimet e diskutueshme që ka bërë Brukseli ndaj Ankarasë për ta mbajtur gjallë atë marrëveshje, evropianët fokusohen tek stili, mënyrat dhe veçanërisht përkufizimi i tyre i veçantë i “moralit”.

Edhe nëse Evropa dështon në lojën e pushtetit, ajo është në një klasë të veçantë kur është fjala për projeksionin e epërsisë morale. Vetëm një cinik do të sugjeronte se angazhimi i BE-së me Turqinë, ka të bëjë vetëm me pagesat e saj për vazhdimin e strehimin e refugjatëve në Turqi, vazhdon argumenti i Brukselit.

Misioni i vërtetë ishin të drejtat e njeriut, dhe sidomos të drejtat e grave. Konventa e Stambollit! E çfarë ka më shumë për të thënë sesa kaq? Erdogan është justifikimi i përkryer për moralitetin e Evropës. Ai është i pasjellshëm, një diktator populist, dhe më e rëndësishmja – edhe pse nuk duhet përmendur apo pranohet kurrë – një mysliman.

Evropianët mund ta mbështesin zemërimin e tyre ndaj trajtimit që i bëri Erdogan zonjës Von der Leyen me fjalorin e feminizmit, por nënteksti është i pagabueshëm për këdo që e njeh tensionin anti-islamik që përshkon shoqërinë evropiane.

Për shumë sy evropiane, duke e ulur atë në divan Erdogan nuk e trajtoi pa respekt Von der Leyen. Përkundrazi ai e trajtoi atë, ashtu si “ata” bëjnë me të gjitha gratë. Dikush mund ta dëgjojë psherëtimën kolektive në reagimin ndaj videos nga Ankaraja:Sa me fat që jemi evropianë!

Kjo është arsyeja pse në vend se të sulmojnë Erdoganin, evropianët duhet ta falënderojnë atë. Ai jo vetëm që ribashkoi për disa ditë “fiset” e Evropës, por i ndihmoi ato të ndiheshin   sërish evropianë të vërtetë. /Përktheu: Alket Goce-abc/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ 100 ditët e Lulit dhe 100 ditët e Napolonit!
Previous article ZYRTARE/ Gjyqtari i famshëm kurorëzon dashurinë, martohet me një… arbitre (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT