• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VAKSINIMI ANTI COVID/ Johnson&Johnson nis furnizimin e BE-së me vaksina
Home
Nderkombetare

VAKSINIMI ANTI COVID/ Johnson&Johnson nis furnizimin e BE-së me vaksina

12 April, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Kompania Johnson&Johnson ka filluar shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19 në Bashkimin Evropian, tha Peter Liese, një ligjvënës i Parlamentit Evropian, transmeton Reuters. Shpërndarja ishte planifikuar të ndodhte në fillim të prillit, por procesi ishte shtyrë për shkak të problemeve me prodhimin.

Kompania amerikane është zotuar se do të furnizojë me 55 milionë doza deri në fund të qershorit dhe 120 milionë të tjera në tremujorin e tretë, tha Komisioneri i Bashkimit Evropian për Industrinë, Thierry Breton. Vaksina e Johnson&Johnson merret vetëm përmes një doze dhe është 66 për qind efektive kundër koronavirusit.

Studimi për këtë vaksinë ka përfshirë 44.000 vullnetarë, dhe është kryer në tre kontinente dhe në disa lloje të koronavirusit. Kompania gjithashtu tha se rezultatet e saj paraprake tregojnë se një dozë e vetme parandalon 85 për qind të rasteve të rënda.

Kjo është vaksina e katërt që është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave pas vaksinave: Pfizer-BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave e ka miratuar këtë vaksinë në fund të muajit shkurt. Vaksina është aprovuar gjithashtu në Kanada dhe Bahrein. Organizata Botërore e Shëndetësisë miratoi vaksinën emergjente Johnson & Johnson më 12 mars.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MBËRRIJNË SOT MBI 7 MIJË DOZA PFIZER"/ Rama dhe Manastirliu në Elbasan: Janë kryer 260 mijë vaksinime
Previous article DITË JO E MIRË PËR RONALDON/ Shikoni gafën amatoreske të ndodhur për yllin portugez (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

ISHIN BASHKË NË VARKË/ Zhduket bashkëshorti i ministres italiane Botë

ISHIN BASHKË NË VARKË/ Zhduket bashkëshorti i ministres italiane

TENSIONE TË REJA NË GJIRIN PERSIK/ Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin Botë

TENSIONE TË REJA NË GJIRIN PERSIK/ Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin

TEMPERATURAT EKSTREME/ OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë Botë

TEMPERATURAT EKSTREME/ OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT