Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Elbasan, ku ka parë nga afër procesin e vaksinimit të të moshuarve.
Këta të fundit e kanë pritur me komplimente kreun e qeverisë, ndërsa ky i fundit iu ka uruar shëndet pas vaksinës.
Rama shoqërohej nga drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla dhe ministren Ogerta Manastirliu.
PJESË NGA BASHKËBISEDIMI
Rama: Me shëndet
I moshuari: Ku je o flori
Rama: Flori nuk jam po
I moshuari: Ti je flori e kaluar floririt
Rama: Jo, jo ashtu dukem
E moshuara: O yll drite, o mret, o yll. Ti je gjithçka për ne.
Një tjetër: Të kam vëlla. Jam nga Divjaka e Erion Braçes
Një tjetër: Je një yll
Rama: Me shëndet!
I moshuari: Ti je për këtë vend o zemër
Rama: Me shëndet. Qenke si Erion Braçja


