• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LULI FSHEH TË SHKUARËN”/ Veliaj nga Vora: Nuk del më me Saliun që njerëzit të harrojnë…
Home
Zgjedhjet 2021

“LULI FSHEH TË SHKUARËN”/ Veliaj nga Vora: Nuk del më me Saliun që njerëzit të harrojnë…

12 April, 2021 s.autor Politikë, Zgjedhjet 2021

Nga Vora, kryetari i Bashkisë së Tiranës, në cilësinë e drejtuesit politik të Partisë Socialiste, Erion Veliaj nënvizoi se Shqipërisë i duhen njerëz që kontribuojnë për ta dhe jo njerëz që i fshihen të shkuarës, që e dëmtojnë vendin në çdo hap që hedhin.

“Mjafton të shikoni mitingjet e Lul Bashës, mitingje ku vetëm përhapet Covid-i. Duhet të kishte filluar vaksinimi për ata 65 vjeç e sipër dhe u vonua kjo javë sepse u vonua dërgesa nga protesta në Rinas. Sa herë që PD ka pasur shansin të zgjedhë mes nesh dhe virusit, mes nesh dhe tërmetit, mes nesh dhe sabotimit, këta kanë zgjedhur gjithmonë armiqtë e Shqipërisë”, u shpreh Veliaj.

Për Bashën, Velija tha se këshilltarët i kanë thënë që të mos flasë për 4 vitet që ka drejtuar Bashkinë e Tiranës dhe të mos e përmendë në asnjë moment Sali Berishën.

“E keni parë që nuk del më në evente me Saliun edhe me Monikën, se i kanë thënë këta këshilltarët t’i gënjejmë njerëzit edhe nja dy javë, që të harrojnë që ti je kukulla, manekini i Saliut edhe i Ilirit. Ai nuk merr asnjë vendim vetë, i thotë Ilir Meta shko te zyrat e FRD-së dhe ky shkon. E këshillojnë të mos e përmendë kurrë Saliun – e keni parë e kanë hequr Saliun nga të gjithë televizionet. Luli thotë e kam LSI aleate, por nuk del kurrë në publik me Monën, madje nuk i ftoi as te hapja e fushatës. Për çfarë na duhet ne kjo bandë dhe kjo çetë rrëmujaxhinjsh, njerëzish të paaftë, gjumashësh dhe shkatërrues. Doktor Flamur Noka dhe doktor Sali Berisha, në krizën më të madhe mjekësore, më të madhe të pandemisë, më të madhe të sëmundjes në 100 vitet e fundit, nuk veshën bluzën e bardhë një ditë, për të ndihmuar, për të kuruar”, tha Veliaj.

“Diferenca me PS-në”, – nënvizoi Veliaj”, – “është se Partia Socialiste ka vendosur heronjtë në krye të listës. Kemi doktoreshë Najada Çomon, profesoreshë Luljeta Bozon. Janë në krye të listës sepse shërbyen, jo se iu tha partia, jo se e kishin teserën, jo se e kishin me detyrim, por sepse zgjodhën që të shërbejnë, zgjodhën që të udhëheqin duke shërbyer, jo duke sharë e përçarë.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JE FLORI E KALUAR FLORIRIT"/ Rama batuta me të moshuarin në Elbasan: Qenke si Erion Braçe (VIDEO)
Previous article U PËRFOL NË RRJET SE ËSHTË SHTATZËNE/ Rudina Dembacaj reagon menjëherë duke postuar këtë FOTO

s.autor

Postime të ngjashme

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT