Komiteti i Teknik i Ekspertëve do të dalë pas pak në një konferencë për shtyp, ndërsa pritet një vendim nëse do të ketë apo jo lehtësim të masave anti-COVID gjatë muajit të Ramazanit, që fillon më 13 prill.
Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama bëri me dije se mund të ketë një zgjerim të fashës orare gjatë muajit të Ramazanit.
Ai tha se i ka bërë një kërkesë Komitetit Teknik të ekspertëve për zgjerimin e fashës së orarit deri në orën 22:00, por shtoi se do të kërkohet shumë kujdes në mënyrë që “mos sabotojmë veten”.


