• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Mungesa e vaksinave dhe rritja e rasteve çon në mbyllje të vendeve në mbarë botën
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Mungesa e vaksinave dhe rritja e rasteve çon në mbyllje të vendeve në mbarë botën

10 April, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Bllokime dhe masa të reja janë vendosur për miliona persona nga India në Argjentinë  të shtunën, pasi rastet me Covid janë rritur përsëri ndërsa  fushata e vaksinimit është pezulluar në shumë vende nga frika e efekteve anësore.

Në Indi, shteti më i prekur i Maharashtra nuk ka më  vaksina ndërkohë që vendi ka regjistruar 2.9 milion raste në të gjithë botën. Vendi regjistroi  gjithashtu më shumë se 1 milion raste që nga fundi i Marsit.

Kriza po përkeqësohet edhe më shumë nga mungesa e vaksinave.

India deri më tani ka vaksinuar 94 milion nga 1.3 miliard  banorë të saj.

Urdhrat e qëndrimit në shtëpi do të hyjnë në fuqi për tetë milion banorët në Bogota, ndërsa kryeqyteti kolumbian po lufton me një valë të tretë të infeksioneve, duke  vendosur shtetrrethim në 4 qytetet më të mëdha të vendit.

Argjentina  ka vendosur një shtetrrethim të premten duke filluar nga mesnata në 06:00 të mëngjesit deri më 30 Prill. Vendimi do të jetë në fuqi në zonat me rrezik më të lartë të vendit, kryesisht në qendrat urbane, ku baret dhe restorantet do të mbyllen në 11:00 pasdite, raporton abcnews.al

Të dy vendet si Argjentina dhe Kolumbia kanë regjistruar rreth 2.5 milion raste me  koronavirus. Ndërsa Berlini ka ndryshuar rregullat për të centralizuar pushtetin, rregullat që do të hyjnë në fuqi si ora policore do të vendosen në zonat më të prekura nga koronavirusi.

Italia  pritet të heqë  bllokimet nga java tjetër për Lombardinë, epiqendrën e pandemisë së saj dhe disa rajone të tjera pas uljes së rasteve me koronavirus. Sllovenia ka njoftuar se do të lehtësojë kufizimet dhe do të pezullojë një shtetrrethim gjashtë-mujor duke filluar nga e hëna.

Ashtu si në Indi, fushata e vaksinimit në Europë ka pasur pengesa të shumta ndërsa rregullatorët e BE thanë se po shqyrtonin efektet anësore të Johnson & Johnson  ndërkohë Franca ka kufizuar  më tej përdorimin e AstraZeneca.

Franca ka ndryshuar në mënyrë të vazhdueshme rregullat për vaksinën e AstraZeneca, fillimisht për shkak të dyshimeve në lidhje me efikasitetin e saj, më pas për shkak të frikës se mund të lidhet me mpiksjen e gjakut.

Të Premten, Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran  tha se personat nën 55 vjeç të cilët kanë marrë një dozë të AstraZeneca, do të mund të merrnin dozën e dytë nga një vaksinë tjetër.

Sa i përket vaksinës  J&J, Agjencia Europiane e Barnave tha se ishin raportuar katër “raste serioze” të mpiksjes të gjakut, njëra prej të cilave kishte rezultuar fatale.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave tha se nuk kishte gjetur asnjë lidhje shkakësore midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut, por  theksoi se disa persona kishin zhvilluar mpiksje gjaku  dhe nivele të ulëta të trombociteve në gjak pas marrjes së vaksinës, raporton abcnews.al

Të dy vaksinat  janë aprovuar për përdorim në Bashkimin Europian .

Një zëdhënës i AstraZeneca tha se do të ketë vonesa në dërgesat e vaksinave këtë javë BE.

Në Brazil, Senati tha se do të niste një hetim mbi  mënyrën se si qeveria ka menaxhuar pandeminë, pasi Presidenti Jair Bolsonaro  vazhdon të jetë kundër masave të bllokimit pavarësisht se numri i viktimave ka arritur në shifra rekord. Megjithatë Rio de Janeiro të premten ka rihapur restorantet dhe baret, megjithëse plazhet e famshme të qytetit mbetën të mbyllura./abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO FAKT/ Kur Lulzim Bashen e presin “spontanisht” në Dibër!
Previous article 25 PRILLI/ Braçe: Ne nuk marrim asnjë taksë në fshat për të ardhurat e bujkut, për çfarë e duan pushtetin PD-LSI

Delo.autor

Postime të ngjashme

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT