• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MUAJI I RAMAZANIT/ Ish myftiu i Tiranës Ylli Gura: Mirëpresim shtyrjen e orës policore
Home
Sociale

MUAJI I RAMAZANIT/ Ish myftiu i Tiranës Ylli Gura: Mirëpresim shtyrjen e orës policore

9 April, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Kërkesën për shtyrjen e orës policore në kuadër të muajit te Ramazanit, pas Kryeministrit Rama e ka bërë edhe ish myftiu i Tiranës Ylli Gura. Gjatë një interviste për Report Tv, Gura u shpreh se të paktën gjatë këtij muaji, zgjatja e kufizimit deri në orën 22:00 të mbrëmjes do të lejonte besimtarët myslimanë të kryenin në Xhami ritualin e faljes në mbrëmje.

“Në kuadër të muajit të Ramazanit, shpresojmë që këtë vit situata të jetë më e lehtësuar, pasi një farë pengese për momentin do të jetë për ritualin e faljes në mbrëmje në Xhami, pasi është më e shpërblyeshme dhe është traditë shekullore e mrekullueshme. Një adhurim ekstra për muajt e Ramazanit që në mbrëmje të zgjatet paksa orari, por megjithatë ne e mirëkuptojmë situatën. Duke qene se situata me të infektuarit ka pak lehtësim ne kërkojmë që të paktën ky moment të jetë i mundshëm gjatë muajit të Ramazanit dhe nga ora policore 20:00 të shtyhet deri në orën 22:00. Ne i përshëndesim këto hapa pozitive të ekspertëve dhe optimizmin e kryeministrit për këtë iniciativë”, tha Gura

Edhe ditën e sotme kryeministri Edi Rama gjatë një bisede telefonike me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Evis Kushi, u diskutua shtyrja e orës policore gjatë muajit të Ramazanit, në një kohë që vaksinimi po ecën me ritme të mira.Kryeministri pohoi që i kanë bërë një kërkesë Komitetit Teknik të Ekspertëve, por ende nuk ka një vendim nga ana e tyre.

Muaji i Ramazanit fillon të martën 13 prill dhe mbaron me 12 maj, ndërsa Nata e Kadrit është më 8 maj. Për besimtarët myslimanë  ky është muaji i sakrificës dhe dashurisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUR DO T'I RIKTHEHEMI NORMALITETIT? Brataj: Vaksinimi është i suksesshëm. Nëse vijojmë kështu, atëherë…
Previous article SHPËTOJNË PËR MREKULLI DY PILOTËT/ Aeroplani ushtarak turk rrëzohet gjatë stërvitjes dhe përfundon në det (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT