• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRFITIMET E PANJOHURA TË ÇOKOLLATËS/ Vlerat për tensionin dhe trurin
Home
Shëndet

PËRFITIMET E PANJOHURA TË ÇOKOLLATËS/ Vlerat për tensionin dhe trurin

9 April, 2021 s.autor Shëndet

Kënaqësia që merr prej çokollatës është e padiskutueshme. Mënyra se si ajo shijon nuk ka të krahasuar. Konsumi i çokollatës është gjithnjë e në rritje.

Studimet kanë zbuluar kanë zbuluar vlerat e fshehura të kësaj ëmbëlsire të pashoqe.

E Pasur Me Antioksidantë
Çokollata është e pasur me antioksidantë. Këto substanca natyrale kimike janë të nevojshme për të eliminuar radikalet e lira në organizëm. Radikalet e lira shkaktojnë oksidim dhe inflamacion që nxisin disa sëmundje kronike. Burimet më të pasura të antioksidantëve janë farat e papërpunuara të pemës së kakaos. Për rrjedhojë, kakaoja pluhur dhe çokollata e zezë janë format më të mira të kësaj ëmbëlsire që njeriu duhet të konsumojë. Çokollatat me qumësht dhe çokollata e bardhë janë të pasura me yndyrna dhe përmbajnë shumë pak antioksidantë.

Ushqyesit Surprizë
Kakaoja përmban shumë ushqyes dhe minerale siç janë: fibra, bakri, magnezi, manganic, zinku, seleniumi, fosfori, kaliumi dhe hekuri. Kakaoja e papërpunuar përmban plot 400 polifenolë (antioksidant), madje më shumë se vera e kuqe apo çaji jeshil.

Shëndeti i Mirë Mendor
Antioksidantët tek çokollata mbrojnë shëndetin mendor. Flavonoidët mbrojnë neuronet dhe luftojnë inflamacionin që rrezikon sistemin qendror nervor.

Çokollata Për Tensionin E Gjakut
Ekspertët, shpjegojnë se antioksidantët tek çokollata ndihmojnë qelizat të prodhojnë një substancë natyrale të quajtur oksidi nitrik. Ajo qetëson enët e gjakut dhe lehtëson qarkullimin e gjakut duke shmangur kështu tensionin e lartë të gjakut. Megjithatë çokollata nuk është e vetmja që duhet të hani për të mbajtur nën kontroll tensionin e gjakut.

Çokollata Të Përmirëson Humorin
Çokollata thuhet të përmirësojë humorin. Kjo vjen si pasojë e një substance kimike që stimulon endorfinën. Kjo është një tjetër arsye përse natyrshëm njeriu buzëqesh kur ha çokollatë.

Nga Ana Tjetër
Disa studime kanë nxjerrë në pah se çokollata mund të nxisë migrenën. Nëse vuani nga migrena përpiquni të mos konsumoni çokollatë dhe të kuptoni nëse ajo nxit dhimbjet.

Sasia E Duhur E Çokollatës
Disa studime thonë se duhet të konsumoni 20 gramë çokollatë të zezë çdo tre ditë për të marrë përfitimet e lartpërmendura./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAKSINIMI MASIV NË SARANDË/ Rama pritet me duartrokitje: Hajde me shëndet të gjithëve (VIDEO)
Previous article TAKIM ME BANORËT NË KAMËZ/ Spiropali: Fitorja spektakolare e 25 Prillit fillon nga këtu. Bllokimi i aeroportit, akt çnjerëzor...

s.autor

Postime të ngjashme

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar! Shëndet

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar!

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj... Shëndet

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj...

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT