Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga Rinasi tha se për shkak të ngjarjes së djeshme ku u pezulluan fluturimet pasi kontrollorët lanë punën, plani i vaksinimit masiv është shtyrë me 28 orë. Kjo ka ndodhur pasi vaksinat do vinin dje.
“Ngjarja e paprecedentë që ndodhi dje vuri në rrezik plnain tontë vaksinimit masiv. Pritej dje ardhja e dërgesës së dytë. Por falë përpjekjeve të qeverisë arritëm që 100 mijë vaksina të sinovac të vinin dhe të uleshin. Pikërisht nga kjo vonesë plani ynë i vaksinimit u shty me 48 orë sepse procedurat që duhet të bëheshin dje u shtynë pak në kohë. Plani jonë u shty 48 orë. Imagjinon ça do kishte ndodhur nëse sdo kishikm bërë këto përpjekje madhore. Pasi e dimë se çfar ëlufte e madhe brrylash bëhet nga shtetet për të marrë vaksinat. Ne kemi arritur ti sjellim vaksinat në një kohë të shpejtë dhe të vazhdojmë me planin tonë të vaksinimit masiv. Në ditët e ardhshme do hapim fashën e moshës. Vetëm në 2 javë të vinin 192 vaksina nga sinovax. Brenda 2 javësh dhe 100 mijë vaksina të tjera. Sdo ndalemi derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar.


