Një ngjarje e paprecentë, e para në historinë e aviacionit civil në Shqipëri ndodhi ditën e djeshme. Aeroporti më i rëndësishëm në vend, “Nënë Tereza” ka anuluar të gjitha fluturimet për një kohë të pacaktuar.
Pjesa më e madhe e kontrollorëve të trafikut ajror në “AlbControl” kanë ndalur punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar paaftë për punë. Kjo ka bërë që ata të ndërpresin punën e tyre duke pezulluar fluturimet në Aeroportin e Rinasit.
Ndërkohë që për shumëkënd kjo konsiderohet si nje akt jashtë normales, një nga kontrolloret që ka bojkotuar punën paralelizoi punën dhe stresin e saj me atë të një mjeku e kirurgu përpara jetës njerëzore, edhe në kohë pandemie globale si këto që ndodhemi sot.
Sipas Flora Ndrecës, stresi ishtë me i madh në punën e një kontrollori të trafikut ajror se sa tek një mjek.
Pak e pazakontë duket kjo deklaratë, po të marrësh parasysh se në Shqipëri nuk ka ndodhur asnëherë që dy avionë të përplasen në ajër. Që do të thotë se as ngjarje për ta mbështetur tezën e saj të “frikës” nuk ka. (Kliko ketu)
Nderkohe që nga ana tjeter mbi 50 mjekë kanë humbur jetën që prej fillimit te pandemisë ne vendin tonë.
Të shumta kanë qenë edhe irritimet në rrjet nga qytetarët duke qenë se vendi ynë ka pritur edhe dozat e vaksinave anti COVID që sic po shihet as ditën e sotme nuk do e kenë mundësinë të mbërrijnë.
AlpeNews.al


