Kryeministri Edi Rama teksa ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit masiv në qytetin e Gjirokastrës i shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastrliu, tha se për shkak për pezullimt të fluturimeve në Rinas, është humbur ngarkesa e djeshme e vaksinave anti-COVID.
‘Është e patolerueshme dhe e pajustifikueshme, pasi ne kemi humbur ngarkesën e djeshme të vaksinave, pasi kjo është një kohë ku realisht çdo sekond vlen dhe ne nuk po lëmë minuta pa shfrytëzuar. Kjo është pak po e sigurt, nuk ka shans që forca të verbra të së shkuarës që duan me çdo kusht, të marrin peng të ardhmen e të na ndalin në këtë proces, i kanë bërë llogaritë gabim dhe kanë marrë përsipër të sfidojnë kryeministrin.’- tha Rama.


