• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BLLOKIMI I FLUTURIMEVE NË RINAS/ Ushtria mori nën mbikëqyrje Kullën e Kontrollit, prokuroria nisi hetimet. Gjithsej 28 kontrollorë të shoqëruar
Home
Sociale

BLLOKIMI I FLUTURIMEVE NË RINAS/ Ushtria mori nën mbikëqyrje Kullën e Kontrollit, prokuroria nisi hetimet. Gjithsej 28 kontrollorë të shoqëruar

8 April, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Ka shkuar në 28 numri i personave që janë shoqëruar nga Policia e Shtetit pasi Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për situatën e krijuar nga dita e djeshme në aeroportin e Rinasit. Pas kallëzimit që Albcontrol të bërë ndaj disa emrave konkretë të kontrollorëve të trafikut ajror në Rinas që mendohet se nxitën bllokimin e punës në Rinas, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet, ndërsa policia ka shoqëruar kontrollorët.

Një ngjarje e paprecentë, e para në historinë e aviacionit civil në Shqipëri ndodhi ditën e djeshme. Aeroporti më i rëndësishëm në vend, ‘Nënë Tereza’ ka anuluar të gjitha fluturimet për një kohë të pacaktuar. Pjesa më e madhe e kontrollorëve të trafikut ajror në AlbControl kanë ndalur punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar paaftë për punë. Kjo ka bërë që ata të ndërpresin punën e tyre duke pezulluar fluturimet  në Aeroportin e Rinasit.

Për këtë ngjarje të rëndë pati reagime shumë të ashpra nga autoritetet shtetërore. Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e kanë cilësuar si një grusht shteti që ka prapavijë politike dhe se është i nxitur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Më herët vetë Rama u bëri thirrje kontrollorëve që të ndahen nga  organizatorët  e grevës që i futën në këtë lojë të rrezikshme dhe t’i rikthen punës.

Kujtojmë se dje Mnistrja Balluku në një intervistë për Report TV ajo tha se organizatorët janë  kallëzuar në prokurori dhe se qeveria ka një plan për rifillimin e fluturimeve shumë shpejt. Sipas burimeve për Report TV janë kallëzuar në prokurori 3 organizatorët e kësaj greve, që janë  kreu i sindikatës së Pavarur të Kontrollit të Transportit Ajror dhe dy kontrollorë të tjerë, të cilët më datë 12 prill do të japin edhe argumentet se pse kanë braktisur detyrën.

Në lidhje me çështjen edhe presidenti Ilir Meta tha se kontrollorët duhet të nisin punën dhe të mos e ndërpresin atë, ndërsa u bëri thirrje qeverisë, institucioneve dhe ambasadorëve në vendin tonë që të uleshin në dialog për të zgjidhur këto tensione.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DIMËR NË PRILL/ Dëbora zbardh qarkun e Korçës, trashësia në zonat malore arrin deri në 17 cm
Previous article ARRESTOHET NJË 27-VJEÇAR SHQIPTAR NË ITALI/ I riu i papunë, kapet me rreth 300 mijë euro në banesë dhe me kokainë

Delo.autor

Postime të ngjashme

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet Aktualitet

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT