• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DITA BOTËRORE E SHËNDETIT/ Manastirliu në qendrën e re shëndetësore në Krrabë: Vaksinim kapilar në gjithë vendin…
Home
Sociale

DITA BOTËRORE E SHËNDETIT/ Manastirliu në qendrën e re shëndetësore në Krrabë: Vaksinim kapilar në gjithë vendin…

7 April, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Në Ditën Botërore të Shëndetit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ishte ne Qendrën e re Shëndetësore të Krrabës, në periferi të Tiranës, ku po vijon vaksinimi antiCOVID i të moshuarve, i cili tashmë i shtrirë në mënyre kapilare në të gjithë Shqipërinë.

“Brenda kësaj jave synojmë që të ulim fashën, grupmoshën për vaksinim. Por nga ana tjetër, paralelisht do të vijojmë me planin tonë të vaksinimit për ata të cilët janë më vulnerabël. Duke filluar nga dita e sotme fillon edhe vaksinimi i farmacistëve. Ndërkohë që po vijojmë me vaksinimin e efektivëve të policisë, po vijojmë me vaksinimin e stomatologëve në të gjithë vendin. Jemi duke ecur me ritme të shpejta për vaksinimin masiv të popullatës sipas grupmoshave, por nga ana tjetër dhe të grupeve të cilat janë grupe të rrezikuara, duke bërë pikërisht vaksinimin e kombinuar, atë që ne kemi përcaktuar në planin tonë të vaksinimit kombëtar”, -tha Manastirliu.

Dukë bërë me dije finalizimin e programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, Manastirliu deklaroi se sistemi parësor shëndetësor tashmë është transformuar dhe ofron shërbime dhe kushte dinjitoze për qytetarët dhe personelin mjekësor.

“Unë jam shumë e kënaqur që edhe sot në Ditën Botërore të Shëndetit, ne kemi çfarë bilanci të bëjmë, për punën që kemi bërë në transformimin e sektorit shëndetësor. Jam krenare që tashmë program ynë i 300 qendrave shëndetësore, që ka siguruar përmirësimin e infrastrukturës së shërbimeve të kujdesit parësor në të gjithë vendin, tashmë është finalizuar. Jemi këtu në qendrën shëndetësore të Krrabës, e transformuar rrënjësisht, ku më shumë se 4 mijë banorëve u ofrohet një shërbim cilësor, por nga ana tjetër sigurohen edhe kushte shumë më të mira pune për mjekët dhe infermierët”, deklaroi Manastirliu.
Në Ditën Botërore të Shëndetit Manastirliu ka falenderuar stafet mjekësore, duke vlerësuar punën e bërë në këto muaj të vështirë të pandemisë.

“Në këtë Ditë Botërore të Shëndetit, do të doja që të falenderoja nga zemra të gjithë ekipet tona të shëndetësisë, jo vetëm për punën që ato kanë bërë përgjatë gjithë kësaj kohe, por edhe në këtë vit të vështirë, shumë sfidues për shëndetësinë, për atë që ato kanë mbajtur si peshë, për sakrificën, profesionalizmin dhe përkushtimin”, -tha Manastirliu.

Procesi i vaksinimit anticovid vijon në të gjithë vendin, në qendrat e vaksinimit të përqendruar si dhe në qendrat shëndetësore. Deri tani janë kryer 221,680 vaksinime, nga të cilat 153,495 janë të moshuar të vaksinuar në të gjithë vendin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VËMËNDJE GOCA! Kjo është zgjidhja më e lehtë që ju duhet për të zhdukur rrathët e zinj të syve
Previous article NUK PËRMBAHET/ Nora Malaj heq këpucët dhe hipën mbi karrige: Edhe 17 ditë dhe e mira do të triumfoj...

s.autor

Postime të ngjashme

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet Aktualitet

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT