• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“HEROI I QYTETIT TONË”/ Veliaj i vendos emrin e dëshmorit “Arjan Sala” një rruge në Laprakë
Home
Sociale

“HEROI I QYTETIT TONË”/ Veliaj i vendos emrin e dëshmorit “Arjan Sala” një rruge në Laprakë

6 April, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Këshilli Bashkiak i Tiranës zyrtarizoi propozimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për t’i vendosur një rruge të qytetit emrin e Dëshmorit të Atdheut, Arjan Sala, i cili humbi jetën në një moshë tepër të re për të shpëtuar 25 kolegë nga zjarri, pak ditë më parë. Këshilli Bashkiak i Tiranës e nderoi 33-vjeçarin, duke emërtuar me emrin e tij një rrugë në Laprakë, Njësia 11.

“Rruga që do të mbajë emrin “Arjan Sala” ndodhet në njësinë 11, në zonën e Laprakës, aty ku banon familja e të ndjerit, e heroit të qytetit tonë, i cili sakrifikoi veten për të shpëtuar të tjerët, në zjarrin te ‘Casa Italia’. Ka qenë një premtim që Kryeministri dhe unë i kemi bërë familjes, për të kujtuar këta heronj urbanë, që sakrifikojnë jetën për të tjerë. Arjani ishte nga ata djem që shpëtoi jetë, duke paguar çmimin më të lartë që dikush mund të paguajë. Ndaj, më vjen mirë që një rrugë në njësinë 11 do të mbajë emrin e heroit tone, Arjan Sala”, tha Veliaj.

Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” e ka shpallur “Dëshmor të Atdheut” Arjan Salën. Akti heroik i Arjan Salës bëri që komisioni ta nderojë me statusin më të lartë, me motivacionin: “Humbur jetën në përpjekje për të shpëtuar popullsinë në raste fatkeqësie”. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës me bombula oksigjeni, veshje termike, ndriçim, etj, flakët u përhapën me shpejtësi në magazinën pranë sheshit “Shqiponja”, të favorizuara nga materialet shumë oksiduese, si këpucë, mallra veshmbathje etj, që gjendeshin në magazinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Gabime skuadre dhe individuale, ja si Juventus dogji një “thesar"
Previous article FJALIMI/ Linda Rama: Miti që lufta është për burra ra! Beteja në vitin covidian provoi që gratë janë luftëtare të fuqishme

F.autor

Postime të ngjashme

EDUARD KUÇI MOHOI DHUNËN/ Policia e shpall në kërkim për moskallëzim krimi, çfarë deklaroi 26-vjeçari në Komisariat Aktualitet

EDUARD KUÇI MOHOI DHUNËN/ Policia e shpall në kërkim për moskallëzim krimi, çfarë deklaroi 26-vjeçari në Komisariat

U VRA SOT PAS NJË SHERRI NË SHKODËR/ Ky është 24-vjeçari Ylber Luli! Punonte si udhërrëfyes turistik, babai iu plagos, mister shkaqet e konfliktit Aktualitet

U VRA SOT PAS NJË SHERRI NË SHKODËR/ Ky është 24-vjeçari Ylber Luli! Punonte si udhërrëfyes turistik, babai iu plagos, mister shkaqet e konfliktit

KRIM I RËNDË NË SHKODËR/ Vritet djali dhe plagoset babai pas një sherri, autori arrestohet i plagosur me thikë! Sekuestrohet arma e zjarrit Aktualitet

KRIM I RËNDË NË SHKODËR/ Vritet djali dhe plagoset babai pas një sherri, autori arrestohet i plagosur me thikë! Sekuestrohet arma e zjarrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT