Kryeministri Edi Rama është ndalur ditën e sotme në Kolonjë, ku ka zhvilluar një sërë takimesh. Dhe si për relaks, ai ka zgjedhur që në xhiron e tij të radhës me makinë, të dëgjojë sërish një këngë të Dua Lipës, këngëtares kosovare me famë ndërkombëtare.
Këtë herë ka qenë ‘Be the one’-‘Bëhu njëshi’.
Me një melodi që të gjithë e njohin, Rama ka zgjedhur të japë një mesazh për ndjekësit e tij në këtë kohë fushatë, atë të zgjedhjes mes blusë apo të kuqes.


