• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PO LUFTOJMË ME NJË ARMIK…”/ Rama thirrje opozitës: Popujt seriozë në fatkeqësi bëhen bashkë
Home
Politikë

“PO LUFTOJMË ME NJË ARMIK…”/ Rama thirrje opozitës: Popujt seriozë në fatkeqësi bëhen bashkë

6 April, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

“Me keqardhjen që edhe këtu u desh të bëhej një organizim shumë i kujdesshëm duke lënë jashtë shumë më tepër se sa jemi këtu, por kjo është etika jonë, qasja jonë ndaj një problemi që është problemi i problemeve që duhet me e zgjidhur me patjetër. Duam të sigurojmë shëndetin e qytetarëve, pavarësisht përkatësive të tyre, çdo jetë, e çdo shqiptar dhe shqiptare është një vlerë e çmuar e këtij vendi dhe kësaj bashkësie e ne nuk mundet ta vëmë në rrezik për disa shfaqje të pakuptimta në mesin e një lufte. Një lufte që ka karakterizuar këtë mandat të dytë. Ne kemi bërë një mandat qeverisës dhe se kemi pasur në kuptimin normal, jo për zgjedhjen tonë, as nga dëshira jonë kemi hyrë në një luftë, në një luftë me dy fronte. Me dy fatkeqësi të mëdha.

Një tërmet katastrofik që brenda pak sekondash la pa çati mijëra familje, la pa shkollë mijëra nxënës, la pa qendër shëndetësore mijëra të moshuar. Një virus i cili gjunjëzoi mbarë botën, mbylli brenda shtetet më të fuqishme të planetit. Jemi sot, në një moment të kësaj lufte kur kemi filluar një ofensivë për ta nxjerrë jashtë nga jetët tona dhe vendi ynë armikun e padukshëm, për të garantuar vaksinën anti-COVID. Nuk ishte e lehtë, mbetet ende e vështirë për vendet e tjera në rajon. Jemi një nga 2 vendet në rajonin tonë që ka nisur vaksinimin masiv dhe po grantojmë mbrojtjen e të gjithëve pa dallim. Vaksinimi masiv duhet garantuar nga disatncimi i përgjegjshëm. Nuk duhet të vaksinohemi masivisht dhe të krijojmë vatra infektimi për vota. Siç ka treguar eksperiencave e hidhur e Kosovës, malit të Zi, sjellin mbrapa halle të mëdha. Shihni numrin e infektimeve në Kosovë, shihni numrin e infektimeve dhe viktimave në Malin e Zi, ku para zgjedhjeve ishte rozë. Nuk e bëkemi dot ne një fushatë elektorale dinjitoze si njerëz të përgjegjshëm, si njerëz që në rrallë të parë jemi njerëz e më pas socialistë. Si mund të bëhemi lolo duke sfiduar një armik të padukshëm që s’do t’ia dijë fare për trimëri, sepse kudo që gjen shesh, bën përshesh.

Siç është e rëndë që kemi një opozitë, e cila sapo ndodh diçka, bëhet me të keqen, kundër zgjidhjes, jo kundër nesh. Ndodhi një përmbytje bëhen me përmbytjen, ndodh një tërmet, bëhen me tërmetin. Ata tregojnë gënjeshtra për vaksinat. Vaksinat nuk janë ilaçe çudibërëse për sëmundje të tjera, të mbron nga armiku i padukshëm. Fakti që ka bërë vaksinën nuk është se e ka nga ajo. Vetëm këta, që duan me patjetër të fusin mërzi, të ngjallin panik për politikë, për një politikë mizerabël në funksion të një qëllimi mizerabël në raport me shëndetin e njerëzve që është pushteti me çdo kusht. Kundërshtarët nuk i zgjedh, janë aty.

Apeli im për të gjithë, pavarësisht bindjeve politike, shëndeti është për të gjitha dhe të sillemi si një komb serioz, si një bashkim njerëzish që nuk bëhemi qesharak. Të jemi të bashkuar në këtë drejtim, kur ka fatkeqësi të tilla popujt seriozë bashkohen. Ne duhet të jemi të bashkuar, sepse duhet ta fitojmë këtë luftë, siç po e fitojmë çdo ditë për pasojat e tërmetit”, u shpreh kryeministri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO NXISIN PANIK PËR NJË POLITIKË..."/ Rama nga Bilishti: Do t´u kthejmë buzëqeshjen të githë shqiptarëve
Previous article "NUK DO E FTOJA NË DITELINDJE..."/ Klopp: S’më pëlqeu çfarë i bëri Ramosi...

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara Aktualitet

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro Aktualitet

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT