Këta duan të nxisin panik për një politikë mizerabël në funksion të një qëllimi mizerabël që është pushteti me çdo kusht. Nuk kemi si e zgjidhim sepse kundërshtarët nuk i zgjedh. Apeli im është që shëndeti është mbi të gjitha të sillemi si një komb serioz, si një bashkësi njerëzish që nuk bëhen qesharak. Ku luftojnë me një armik të përbashkët, ku popujt serioz bashkohen dhe jo të ndahen. Ne duhet dhe do ta fitojmë patjetër këtë lufte siç po fitojmë luftën me pasojat e tërmetit dhe shumë banorë po i kthejmë në shtëpia. Po kthejmë në kopshte dhe në çerdhe, ne do tu kthejmë buzëqeshjen të githë shqiptarëve dhe do ta shporrim këtë armik të padukshëm një orë e më parë nga jeta jonë. Ne do të fillojmë vaksinimin masiv. Hap pas hapi fashat të shkojnë duke u ulur dhe sezoni turistik të lehtësohet. Fushata elektorale vjen pas pandemisë. Kush ka sy të shohë ato që kemi bërë i shikon. Ne jemi shumë të qartë se ku duam të shkojmë dhe e dimë shumë mirë sesi shkohet aty, për ta bërë Shqipërinë të ardhmen e çdo fëmije. Është e mundur dhe ne po shkojmë në atë rrugë. Ne do ta bëjmë Shqipërinë në këtë dekadë kampione të Ballkanit në turizëm.’- tha Rama.


