• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRPLASJA LIVE/ Administratori në konflikt me pronaren e hotelit: T’i mbajë shezlonet brenda në bodrum
Home
Sociale

PËRPLASJA LIVE/ Administratori në konflikt me pronaren e hotelit: T’i mbajë shezlonet brenda në bodrum

4 April, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Marte ka një hotel në Shëngjin dhe për të bërë disa punime dhe ka bërë një marrëveshje me Pashkun.

Gjatë rrugës, Pashku pretendon se ka pasur disa probleme.

Ai është administrator i hotelit dhe tani dëshiron që të tërhiqet nga ku administrim për shkak të problemeve që po has.

Pashku: Në fund të Tetorit të vitit të kaluar më thërrasin, kjo dhe motra e saj dhe më thonë do e lyejmë brenda, marr punëtorët e filluam punën që të nesërmen. Përfundoi hoteli, likuidojnë paratë, në rregull. Më thotë a do shtrojmë dhe këtë sheshin me gurë përpara, a shtrohen këto pllaka këtu etj dhe i thashë po bëhen. Vajtën nja 6-7 milion të vjetra i likuidoi prapë ato. Më thotë prapë do bëj sallën me tavan të varur, me gips, me ndriçim.

Eni Çobani: Pra ju do ndryshonit komplet hotelin apo jo?

Pashku: Komplet. I thashë këto punë janë shumë, do ulemi të bëjmë një llogaritje se nuk e di ku jam me puntorët sa kohë duhet. Përfundimisht shkuan mbi 40 mijë euro, më thotë rreth 30 mijë euro i kam, por kur të mbarosh do i gjej dhe të tjerat se mi ka njëri borxh në Tiranë. Pastaj më thotë, meqë ai nuk i ka paratë a bëjmë një marrëveshje bashkë që ti ta marrësh hotelin ta punosh gjatë sezonit të verës sepse unë do iki në Itali, nxjerr paratë e tua dhe rashë dakort.

Pashku tregon se Marte i dha disa letra që kishte marrë nga bashkia dhe të shkonte tek një firmë të pyeste se ku likuidohen paratë për një pjesë të territorit para hotelit ku vendosen shezlonet. Pasi del nga zyrat e merr dikush në telefon dhe i thotë se çfarë punë ka ai me atë trotuar sepse është i tij.  Pashku tregon se ajo nuk ka të drejtë që t’i vendosë shezolnet para lokalit të saj sepse lejen e ka marrë dikush tjetër.

Ai shprehet se nuk mund të nxjerrë dot 10 mijë euroshin këtë sezon sepse pandemia ka kufizuar shumë gjëra dhe hoteli nuk mund të vendosë shezlonet para hotelit.

Marte tregon se i ka vdekur një vajzë 20 vjeç në Itali, më pas ajo dhe bashkëshorti kanë birësuar një djalë që tani është 10 vjeç. Pasi i vdiq burri, Marte tregon se njerëzit e burrit i janë kundërvënë sepse nuk e duan djalin e birësuar dhe dëshirojnë që t’ja marrin pronat që i ka lënë burri asaj dhe djalit.

Zoti Pashk e akuzon Marten pse nuk i ka treguar për problemet që ka me fisin e burrit sepse ai tani ka probleme me hotelin dhe nuk dëshiron që të hyjë në konflikt me asnjë njeri. Ndërsa Marte shprehet se po lufton për të drejtën e saj me gjyqe. I bindur për të hequr dorë nga marrëveshja që ka bërë me zonjën Marta, Pashku shprehet se nuk dëshiron që të administrojë hotelin sepse nuk do të ketë konflikte me asnjë dhe 10 mijë Euro që ajo i ka borxh t’ja kthejë kur të mundet. Eni Çobani pranon publikisht që do i ndihmojnë në zgjidhjen e kësaj çështje në mënyrë ligjore dhe i kërkon që të vazhdojë këtë marrëveshje sepse edhe zonja Marte ndodhet në një udhëkryq.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FJALIMI I PARË SI PRESIDENTE/ Vjosa Osmani: Dialogu është rruga përpara, por duhet të jetë i drejt dhe barabartë
Previous article E BUJSHME NGA ANGLIA/ Lojtari i Everton kërkon një ekip të ri, Inter dhe Fiorentina vihen në lëvizje

F.autor

Postime të ngjashme

RREGULLORJA E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore Aktualitet

RREGULLORJA E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore

DREJTËSI PA PAGA/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal. SPAK dorëzon listpagesat me formulën e re Aktualitet

DREJTËSI PA PAGA/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal. SPAK dorëzon listpagesat me formulën e re

GRABITËN DY BIZNESE NË BERAT/ Autorët “thyejnë” kasafortat me rreth 200 milionë lekë Aktualitet

GRABITËN DY BIZNESE NË BERAT/ Autorët “thyejnë” kasafortat me rreth 200 milionë lekë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT