• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËR MË SHUMË SHËNDET/ Ushqimet e duhura që luftojnë aneminë
Home
Shëndet

PËR MË SHUMË SHËNDET/ Ushqimet e duhura që luftojnë aneminë

4 April, 2021 s.autor Shëndet

Anemia është një sëmundje që prek rreth 1.62 miliard njerëz në botë, një shifër që sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë korrespondon me 24.8 përqind të popullatës globale. Kjo sëmundje ka të bëjë me sasinë e paktë të hekurit në gjak dhe rrjedhimisht furnizimin e dobët të trupit me oksigjen. Edhe në Shqipëri, numri i personave që vuajnë nga kjo sëmundje është i konsiderueshëm.

Anemia shkaktohet nga një sërë faktorësh por edhe mund të jetë e trashëgueshme. Kjo sëmundje nxitet kryesisht nga tre probleme: humbja e madhe e gjakut, nivelet e larta të vetëshkatërrimit të rruazave të kuqe dhe nivelet e ulëta të prodhimit të tyre. Ju sjell më poshtë një informacion të dobishëm mbi ushqimet që duhet të konsumoni për të luftuar aneminë dhe për të qenë të shëndetshëm njëkohësisht.

Anemia Dhe Hekuri
Hekuri është pjesë thelbësore e hemoglobinës, një proteinë që transferon oksigjenin nga mushkëritë në çdo cep të organizmit. Sipas të dhenave kur hekuri mungon, rruazat e kuqe e kanë të pamundur të transferojnë oksigjen. Mungesa e tij shkakton lodhje, dhimbje koke, thonj të brishtë, vështirësi në frymëmarrje e të tjerë. Doza e rekomanduar ditore e hekurit për gratë është nga 15-18 miligramë. Për burrat kjo dozë luhatet mes 8 deri në 11 miligramë. Disa prej ushqimeve më të pasura me hekur janë mishi dhe vezët. Megjithatë hekurin e gjejmë edhe në shumë ushqime me bazë bimore siç janë perimet, patëllxhanët, patatet e mbi të gjitha spinaqi.

Legumet
Fasulet, thjerrëzat dhe qiqrat janë tepër të pasur me hekur por edhe me proteinë, fibër, acide yndyrore. Ato përmbajnë edhe vitaminat A, C, E, K dhe B6. Një racion me thjerrëza të gatuara fron 6 miligramë hekur. Një racion me fasule të kuqe të pagatuara ofron 15 miligramë hekur.

Arrorët Dhe Farat
Arrorët dhe farat janë përbërës kryesorë në shumë regjime ushqimore vegjetariane dhe vegane. Gjalpi i bajames për shembull ofron 9.3 miligramë hekur në një lugë.

Patatet
Sipas të dhënave shkencore, një racion me patate të ëmbël të pjekur ofron 1.4 miligramë hekur. Një patate e pjekur me gjithë lëkurë ofron 3.2 miligramë hekur. Siç mund ta vëreni, shumica e ushqyesve të patatja gjenden tek lëkura./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBLIDHET SOT KUVENDI I KOSOVËS/ Zhvillohet seanca për zgjedhjen e presidentit. Në garë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta
Previous article "MOS U LODH..."/ Ndriçimi i prish takimin 4 minutësh, Linditës me Naumin, i dhuron...

s.autor

Postime të ngjashme

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar! Shëndet

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar!

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj... Shëndet

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj...

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT