• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“META ËSHTË NË VORBULLËN E NJË PËRÇARJE SHQETËSUESE”/ Rama: Shpresoj të mbaj fjalën për dorëheqjen
Home
Politikë

“META ËSHTË NË VORBULLËN E NJË PËRÇARJE SHQETËSUESE”/ Rama: Shpresoj të mbaj fjalën për dorëheqjen

3 April, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

“Ilir Meta na ka lënë. Ilir Meta nuk i përket më kësaj bote në sensin e botës së njerëzve normal që me gjithë ekseset e tyre qëndrojnë prapë brenda një kornize normaliteti dhe në nivelet e lajthitjeje.”.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama sot në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ në lidhje me presidentin Ilir Meta.

Kreu i qeverisë theksoi se Meta është në vorbullën e një përçartje shqetësuese. Mes të tjerash Rama tha se shpreson që kreu i shtetit të mbajë fjalën për dorëheqjen e tij nga ky post.

A keni një koment për deklaratat e Presidentit për zgjedhjet. Thotë se do të mbrojë çdo votë, ekipe të Presidencës do të jenë në çdo qendër votimi…?

Ilir Meta na ka lënë. Ilir Meta nuk i përket më kësaj bote në sensin e botës së njerëzve normal që me gjithë ekseset e tyre qëndrojnë prapë brenda një kornize normaliteti dhe në nivelet e lajthitjeje. Kemi një nivel të parë lajthitje që është lajthitja e Lulit që infekton njerëz, kemi pastaj një tjetër nivel lajthitjeje që është lajthitja e Ilir Metës që është futur në vorbullën e një përçartjeje që është realisht shumë shqetësuese. Është shqetësuese për faktin që Shqipëria nuk ka më President, s’ka më garant të institucioneve dhe s’ka më garant të kushtetutës. S’ka më faktikisht asgjë në atë zyrë përveçse një njeriu të tërbuar i cili nuk di më se çfarë flet, nuk di më se çfarë kërkon. Unë shpresoj, dhe nuk e kam një shpresë të fortë, që Ilir Meta të iki dhe të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve kur ne të fitojmë zgjedhjet ashtu sikundër e ka deklaruar. Zgjedhjet ne 25 Prill janë ndër të tjera dhe një zgjedhje e qartë midis drejtësisë dhe Ilir Metës, kështu që kush do të votojë në 25 Prill për Partinë Socialiste do të japë një kontribut të rëndësishëm edhe për të çliruar Presidencën nga Ilir Meta.

A keni një bast me veten z.Rama për rezultatin e 25 Prillit?

Jo unë nuk vë bast asnjëherë. Jo vetëm që e kam të ndaluar në Shqipëri por edhe për faktin që unë nuk nisem nga dëshirat. Kur bëj parashikimin e gjërave unë mundohem të jem sa më skrupuloz në analizën e të dhënave që kam në dispozicion. Në e kemi shumë të kolauduar mekanizmin e anketimeve që bëjmë. Ne bëjmë anketime shumë të rregullta prej shumë kohësh tanimë për të lexuar opinionin publik. Në kohë normale, pra në kohë jashtë zgjedhore I bëjmë për tema, në prag zgjedhjesh I bëjmë edhe për orientimin e votës, dhe unë jam shumë I bindur që jemi në rrugën e duhur për të arritur rezultat shumë pozitiv. Sigurisht që ka një gjë, unë kam luajtur sport dhe unë e di shumë mirë që fitorja arrihet kur ndeshja mbaron, nuk arrihet përpara se të fillojë ndeshja. Mund të jesh një skuadër shumë e mirë, mund të hysh në fushë me një skuadër shumë më të dobët dhe mund të ngatërrohesh me këmbët e tua e në fund mund të marrësh një rezultat që nuk ka lidhje fare me peshën dhe me vlerën që ka njëra skuadër apo tjetra. Kështu që kjo është ndeshje, ndeshja duhet luajtur deri në fund dhe të gjitha detajet duhen kuruar deri në fund, gjithkush duhet të bëjë detyrën e vet deri në fund e po në fund del dhe rezultati. Kështu që parashikimet mbi bazën e të dhënave janë një gjë, por ndeshja është një gjë krejt tjetër dhe ajo duhet luajtur deri në fund.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SELAM NGA NOLI"/ Spiropali ironizon Kryemadhin, thumbon Metën dhe Berishën (VIDEO)
Previous article GAZETARJA BËN VAKSINËN ANTI-COVID/ Rama: Jam këtu për çdo eventualitet, por s’do jetë e nevojshme (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave Aktualitet

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT