• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TANKET RUSE NË KUFI/ Presidenti Biden: Ukraina gëzon mbështetjen e patundur të Amerikës
Home
Nderkombetare

TANKET RUSE NË KUFI/ Presidenti Biden: Ukraina gëzon mbështetjen e patundur të Amerikës

3 April, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Joe Biden i ofoi Ukrainës mbështetjen e patundur të Amerikës në këtë periudhë të shkallëzimit të tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë në vijën kufitare. Presidenti amerikan e shfrytëzoi telefonatën e parë me Presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski të premten për të diskutuar situatën në rajonin e Donbasit.

Ukraina, vendet perëndimore dhe NATO-ja kanë shprehur shqetësim për përforcime trupash ruse të dërguara rishtazi pranë këtij rajoni në lindje të Ukranës, ku veprojnë grupe separatiste pro-ruse. Ata e akuzojnë Kremlinin se po përpiqet për t’u dhënë zemër separatistëve që të zgjerojnë territorin që kanë marrë nën kontroll që në 2014.

“Presidenti Biden riafirmojë mbështetjen e patundur të Shteteve të Bashkuara për integritetin territorial të Ukranës përballë agresionit të vazhdueshëm rus në Donbas dhe Krime,” thuhej në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Por të premten Kremlini u kundërpërgjigj me tone më kërcënuese duke thënë se Rusia mund të ndërmarrë “hapa shtesë” nëse Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja shtojnë praninë e tyre pranë kufirit rus në përgjigje të situatës në Ukrainën lindore.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov e akuzoi Ukrainën se po kryen “provokime të përsëritura” në rajon dhe tha se situata është “vërtetë e frikshme në vijën e kontaktit”.

Më herët këtë javë, Rusia tha se shkallëzimi i tensioneve në Donbass mund “të shkatërrojë” Ukrainën dhe paralajmëroi kundër dislokimit të forcave të NATO-s.

Konflikti mes Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë mori zjarr në 2014, pasi Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë dhe u doli në krah grupeve separatiste në lindje të Ukrainës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ SHBA: 100 milionë të imunizuar plotësisht kundër COVID-it
Previous article ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ Xhaçka takim me banorët e Ersekës: Kolonja turistike, çelësi drejt rritjes ekonomike

Delo.autor

Postime të ngjashme

PARLAMENTI HUNGAREZ MERR VENDIMIN/ Asnjë kryeministër nuk do të qëndrojë në detyrë më shumë se 8 vjet Botë

PARLAMENTI HUNGAREZ MERR VENDIMIN/ Asnjë kryeministër nuk do të qëndrojë në detyrë më shumë se 8 vjet

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet Botë

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar Botë

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT