• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DEKOROVA NJË XHELAT…”/ Ish-i burgosuri politik Gëzim Peshkëpia i kthen Presidentit Meta dekoratën: Më përvëlon dorën…
Home
Sociale

“DEKOROVA NJË XHELAT…”/ Ish-i burgosuri politik Gëzim Peshkëpia i kthen Presidentit Meta dekoratën: Më përvëlon dorën…

3 April, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Të ashpra janë reagimet pasi Presidenti Ilir Meta dekoroi para disa ditësh Mehdi Bushatin, ish-sportit por që akuzohet nga shumë ish-të burgosur politik si torturues i sigurimit të shtetit.

Gëzim Peshkëpia, një ish i burgosurit politik, anëtar i Bordit të Institutit studimit të krimeve të komunizmit ka marrë vendimin ekstrem për të doreëzuar dekoratën që ai ka marrë nga institucioni i Presidencës.

Në një letër të hapur drejtuar Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Peshkëpia thotë se dekoratën e lartë që ka marrë nga shteti shqiptar ka mbajtur me krenari e nderim ne një kornizë në studion e tij në Gjermani të varur në mur. Por tashmë nuk e mban më pasi i njëjti institucion që nderoi atë ka nderuar një ‘xhelat të diktaturës’.

“Them “e kam mbajtur” sepse nuk e mbaj më. Atë e hoqa dhe do ua kthej fizikisht në ccastin më të parë të mundshëm. Te dy dekoratat janë ekuivalente, por ndryshimi qëndron tek mbajtësit e tyre. Njëra i akordohet një familje të persekutuar keq nga regjimi komunist, ndërsa tjetra një persekutori sadist. Edhe pse nuk më është dhënë personalisht nga i njëjti President unë atë e kam konsideruar nga shteti shqiptar, institucioni i Presidencës si përfaqësues i tij. Ajo më përvëlon duart kur e di se të njëjtën simotër e mban një kriminel. Kjo në këtë rast fyen sedrën, lëndon plagën e vuajtjes së familjes time, qindra e mijëra familjeve të tjera, lëndon një plagë të pashembullt në histori. Mehdi Bushati është një xhelat konkret, jo figurativ. Ai le të veshë kostum futbollisti apo diplomati nuk e ndryshon dot fytyrën. Atë ia kanë treguar shumë bashkëvuajtës të mi që janë qëlluar me shqelma në kokë e trup, janë kafshuar si prej kanibalësh që i kafshonin e me gojën plot i pështynin në fytyrë. Duhet ti kini lexuar. Si ju bën zemra e nuk ju dridhet dora të firmosni atë dekret.

Ky sadist i lindur gjeti rastin të demonstrojë shtazërinë e tij monstruoze vetëm në saj të krushqisë me familjen e nr. 2 te diktaturës Hysni Kapo. Dëshmitarët kundra tij janë gjallë. Ndër të tjere janë të internuarit e Lushnjës. Mehdiu meriton gjyq e jo dekorate. Zoti President është në nderin tuaj ta anuloni këtë dekoratë. Bëjeni që mos tua mallkojnë dorën me të cilën firmosët”, shkruan në letrën e e tij Peshkëpia.

Kujtojmë se para pak ditësh po përmes një letre proteste, ish-të përndjekurit politikë i kanë shprehur indinjatën e tyre Presidentit Ilir Meta për faktin se sipas tyre ka dekoruar një prej xhelatëve me famëkeq të Sigurimit të Shtetit Mehdi Bushatin. Meta dje i dha Bushatit titullin e “Kalorës i Flamurit” si figurë e rëndësishme e sportit shqiptar. Por në letrën e Nebil Çikës, kryetar i Shoqatës Antikomuniste të Ish-të Përndjekurve Politikë, drejtuar Presidentit shkruhet se personi që Meta ka dekoruar është autor i shume krimeve të komunizmit, arrestime, torturime e dënime të shumta politike gjatë diktaturës komuniste dhe një nga drejtuesit e lartë të organizatës kriminale e terroristë Sigurimi i Shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SËRISH NË TELASHE? Policia zbarkon në shtëpinë e Don Xhonit, ja arsyeja (FOTO)
Previous article NUK DO E NJIHNI/ Samanta Karavella ndryshon look dhe duket si tjetër njeri (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË TROPOJË/ Humbin jetën pas rënies në kontakt me rrymën elektrike 2 punonjës të Bashkisë, 2 të tjerë plagosen! Po krasisnin pemët kur… Aktualitet

TRAGJIKE NË TROPOJË/ Humbin jetën pas rënies në kontakt me rrymën elektrike 2 punonjës të Bashkisë, 2 të tjerë plagosen! Po krasisnin pemët kur…

RREGULLORJA E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore Aktualitet

RREGULLORJA E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore

DREJTËSI PA PAGA/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal. SPAK dorëzon listpagesat me formulën e re Aktualitet

DREJTËSI PA PAGA/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal. SPAK dorëzon listpagesat me formulën e re

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT