• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DUHET TË TREGONI KUJDES! Këto janë produktet që konsumojmë çdo ditë, por janë armiqtë e zemrës
Home
Shëndet

DUHET TË TREGONI KUJDES! Këto janë produktet që konsumojmë çdo ditë, por janë armiqtë e zemrës

2 April, 2021 s.autor Shëndet

Dëshironi ta mbani zemrën të shëndetshme për shumë vite me rradhë? Siç e dini, rruga drejt zemrës fillon nga stomaku, ndaj duhet të tregoni mjaft kujdes ndaj disa ushqimeve.

Bëhet fjalë për ushqime që duhet t’i konsumoni rrallë ose më e mira e të mirave t’i zëvëndësoni me alternativa më të shëndetshme për zemrën.

Mishrat e përpunuar
Mishrat e përpunuar si sallamrat ose salçicet kanë nivele të larta të yndyrnave të ngopura. Ndonëse mund të gjeni në treg alternativa me më pak yndyrë, ato me siguri janë të mbushura me kripë. Edhe copa më e hollë e një produkti të tillë përmban gjysmën e dozës së rekomanduar të kripës.

Ushqimet e skuqura
Shumë studime kanë zbuluar se ngrënia e ushqimeve të skuqura – siç janë patatet, pula apo çdo ushqim tjetër i shpejtë- rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Metodat konvencionale të skuqjes varen tërësisht në përdorimin e yndyrnave trans që rrisin nivelin e kolesterolit të keq. Njerëzit duhet të kuptojnë që çdo ushqim tjetër që nuk skuqet në shtëpinë e tyre duhen shmangur tërësisht.

Karamelet
Për shumë vite me rradhë, yndyrnat janë përmendur si një nga shkaktarët më në zë në mesin e ushqimeve të sëmundjeve të zemrës. Megjithatë, studime të kohëve të fundit, treguan se industria e produkteve të ëmbla, kishte iniciuar një pretendim të tillë. Ekspertët tani besojnë se niveli i lartë i sheqerit mund të jetë një kërcënim po aq i madh që kontribuon ndaj obezitetit, inflamacionit, kolesterolit dhe diabetit, të gjithë shkaktarë të sëmundjeve të zemrës. Debatet mes kardiologëve janë përqendruar tek roli i yndyrnave të ngopura, kolesterolit dhe sheqernave. Nëse ka një një përbërës që pacientët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës ose janë të rrezikuar prej tyre, është pikërisht sheqeri.

Pijet me ëmbëlsues shtesë
Shumë konsumatorë e gjejnë burimin më të madh të sheqerit të shtuar jo në ushqime por në pije. Studimet më të fundit kanë treguar se më shumë se 60% e fëmijëve, 54% e të rriturve, dhe 45 % e femrave kishin konsumuar të paktën një pije të gazuar ose të ëmbëlsuar në mes vitit 2011 dhe 2014.

Drithërat e ëmbëlsuar
Ushqimet që duket sikur janë pjesë e ushqimeve të shëndetshme siç janë drithërat për mëngjes, janë të mbushura me sheqer. Ngrënia e karbohidrateve të rafinuara dhe sheqernave në mëngjes nxit inflamacionin dhe rrit nivelin e sheqerit në gjak ose e luhat atë duke i çelur rrugën tundimit për sheqer gjatë gjithë ditës. Ekspertët rekomandojnë ngrënien e frutave, vezës, avokados, ose bukës me drithë të plotë.

Ëmbëlsirat e pjekura
Ëmbëlsirat e pjekura, veçanërisht ato që shiten të paketuara nëpër dyqane janë plot me sheqer dhe me gjasa janë të gatuara me yndyrna të ngopura siç është vaji i palmës ose margarina.

Pica
Shoqata Amerikane e Zemrës e ka renditur picën në mesin e gjashtë ushqimeve më të kripura, pas mishrave të lartpërmendur. Përmbajtja e kripës dhe yndyrnave të ngopura tek pica, është gjithnjë në rritje me çdo produkt shtesë që shtoni në brumin e picës.m Kur hani jashtë, mundohuni të kufizoheni me një deri në dy copa picë, ose zgjidhni picë me perime.

Pijet e gazuara dietike
Ato mund të jenë pa yndyrë ose me zero kalori, por pijet dietike kanë një anë të errët. Njerëzit mendojnë që pije të tilla janë të shëndetshme, por jo. Studimet shkencore po provojnë dita ditës që pijet e gazuara që janë në treg, kanë lidhje me zhvillimin e obezitetit dhe diabetit që rrisin rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DIKUR QYTETARËT..."/ Karçanaj: e-Albania kurseu 12 vite radhë pritjesh për gjobat e makinave
Previous article PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Lulzim Bashës i del VIDEO duke...fjetur GJUMË në makinë

s.autor

Postime të ngjashme

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar! Shëndet

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar!

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj... Shëndet

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj...

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT