• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LAJM I MIRË/ Pfizer: Edhe gjashtë muaj pas imunizimit, vaksina ka efikasitet të lartë
Home
Shëndet

LAJM I MIRË/ Pfizer: Edhe gjashtë muaj pas imunizimit, vaksina ka efikasitet të lartë

2 April, 2021 s.autor Shëndet

Kompania amerikan, Pfizer thotë se vaksina që ka prodhuar kundër koronavirusit, në bashkëpunim me kompaninë gjermane, BioNTech, parandalon 91 për qind të rasteve me koronavirus gjashtë muaj pasi personat imunizohen me këtë vaksinë.

Në një studim të ndarë, thuhet se edhe personat 80-90 vjeç prodhojnë nivele të larta të antitrupave, pasi marrin dy dozat e kësaj vaksine. Megjithatë, sipas gjetjeve të këtij studimi, vetëm 63 për qind prej tyre prodhojnë qelizat T, që ndihmojnë që antitrupat e krijuar të qëndrojnë për një kohë të gjatë, transmeton BBC.

Megjithatë, kompanitë Pfizer/BioNTech ende nuk e dinë saktë se për sa kohë njerëzit janë të mbrojtur nga COVID-19 pasi të kenë marrë të dy dozat e vaksinës. Vaksina e Pfizerit është thënë se është mbi 95 për qind efektive ndaj sëmundjes COVID-19.

Pfizer tha se ka analizuar të dhënat e 46.000 njerëzve që kishin marr pjesë në studimet klinike, pikërisht gjashtë muaj pasi ata kishin marr dozën e dytë të vaksinës. Gjithashtu, 800 pjesëmarrës në këtë studim ishin nga Afrika e Jugut dhe kompania Pfizer tha se vaksina ishte njëjtë e efektshme ndaj variantit të koronavirusit që është zbuluar në këtë shtet, pavarësisht se studimet laboratorike sugjerojnë se antitrupat që krijojnë personat ishin më pak efektive për të luftuar variantin e Afrikës së Jugut, që thuhet se është më ngjitës.

“Efikasiteti i lartë i vaksinës që është parë pas gjashtë muajsh nga doza e dytë edhe ndaj variantit të Afrikës së Jugut na jep besim më të madh ndaj efikasitetit të përgjithshëm të vaksinës sonë”, tha shefi i Pfizerit, Albert Bourla.

Ndërkaq, një studim i kryer nga Universiteti i Birminghamit, ka vëzhguar se çfarë ndodh në sistemin imunitar të personave të moshuar, nga 80 deri 96 vjeç, pasi marrin vaksinën. Në gjakun e tyre, sipas këtij studimi, është parë nivel i lartë i antitrupave, që janë në gjendje të neutralizojnë variantin fillestar të COVID-19.

Por, studimi gjeti se ndaj variantit të COVID-19 të identifikuar në Brazil, antitrupat ishin 14 herë më pak efektive. Studime të ngjashme, si kjo e Pfizer/BioNTech po kryhen edhe nga prodhues të tjerë të vaksinave kundër koronavirusit, përfshirë edhe kompaninë britanike AstraZeneca. Por, këto kompani ende nuk kanë publikuar gjetjet e tyre./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME NGA ITALIA/ Në krizë totale financiare, pronarët e Interit i shpërblejnë lojtarët me… celularë
Previous article TENTOI TË KALONTE ILEGALISHT KUFIRIN/ Arrestohet 46-vjeçari në Durrës, falsifikoi...

s.autor

Postime të ngjashme

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar! Shëndet

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar!

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj... Shëndet

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj...

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT