• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHTOHET EDHE 1 MUAJ AFATI I VLEFSHMËRISË SË KOLAUDIMIT/ Kreu i DPSHTRR: Drejtuesit e mjeteve do pajisen me vulë të posaçme
Home
Sociale

SHTOHET EDHE 1 MUAJ AFATI I VLEFSHMËRISË SË KOLAUDIMIT/ Kreu i DPSHTRR: Drejtuesit e mjeteve do pajisen me vulë të posaçme

2 April, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë përfituar nga zgjatja 3-mujore e afatit të vlefshmërisë së certifikatës së kontrollit teknik, do të përfitojnë edhe një afat prej 30 ditë shtesë dhe do të pajisen me vulë të posaçme në Lejen e Qarkullimit ose certifikatën e kontrollit teknik pranë çdo Drejtorie Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Pas përfundimit të kontratës koncesionare me kompaninë SGS- Albania ky shërbim pritet të ofrohet nga shteti. Për kapërcimin e fazës tranzitore qeveria miratoi në muajin dhjetor aktin normativ që u mundëson edhe 3 muaj shtesë për kryerjen e shërbimit të kolaudimit, si për ata që u përfundon në dhjetor të 2020 dhe për ata në 2021.

Për zgjatjen tjetër të afatit të vlefshmërisë me 30 ditë plus, kreu i Drejtorisë të Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, z. Blendi Gonxhe pohoi për Monitor se është e përcaktuar në nenin 91 për lëshimin e kopjes përmbledhëse, të dokumenteve të qarkullimit të parashikuara në nenin 178, të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar dhe për këtë janë vënë në dijeni të gjitha organet dhe institucionet përkatëse.

“Akti normativ nuk ka datë të sotme, ai vlen si 3 muaj plus për çdo kënd që ka një certifikatë të vlefshme, pra u shtohet edhe 3 muaj automatikisht. Drejtuesi i mjetit shkon paguan taksat dhe merr vulën e shtesës, në leje. P.sh ka plot që u skadon sot, se e kanë bërë në 1 prill 2020 kolaudimin, ata shkojnë paguajnë taksat dhe marrin sot vulën. Dhe kështu ka me mijëra. Shtesa prej 3 muajshi nuk është fiks. Është shtesë për këdo. Për ata që u ka skaduar edhe kjo shtesë, një pjesë e vogël, policia ka njoftim që u takon edhe 1 muaj tjetër me Kod Rrugor. Përsëri me të njëjtën skemë”, tha Gonxhe.

Ndryshimet në kodin Rrugor që pritet të miratohen nga Kuvendi, legjitimojnë ofrimin e shërbimit pa ndryshim tarifash për të gjitha mjetet, por me afate të reja për kryerjen e shërbimit të detyrueshëm.

“DPSHTRR, po riinxhinjeron në tërësi sistemin dhe për këtë kanë nisur investimet, rikualifikime, vendosja e pajisjeve të reja etj, programi i rrjetit të komunikimit informatik. Po presim ndryshimet në Kodin Rrugor që ta nisim me normat e reja (të aprovuara në qeveri e komisionet parlamentare) sipas direktivës së BE-së”, shpjegon kreu i Shërbimit të Transportit Rrugor.

Në fund të muajit nëntor përfundoi kontrata me koncesionin SGS për kolaudimin e makinave. Më 3 shtator të vitit 2009 nga qeveria e mëparshme u nënshkrua me SGS kontrata për “Dhënien me Koncesion të Shërbimit të Kontrollit të Detyrueshëm Teknik të Mjeteve me Motor dhe Rimorkiove të tyre në Republikën e Shqipërisë” (në atë periudhë shërbimi nisi për një flotë prej 200,000 automjetesh që qarkullonin në vend me një normë rritje 6% në vit. Aktualisht në vend janë të regjistruara rreth 630,000 mjete).

Në përfundim të kontratës me afat 10 vjeçar, në shtator të 2019-s qeveria dhe operatori SGS ranë dakord për ndryshimin e përfundimit të kontratës, duke vendosur afatin e ri deri në datën 31.12 2020. Me rinovimin e kontratës kontrolli teknik i detyrueshëm i mjeteve për të paktën 1 vit vazhdoi të kryhet nga koncensionari./Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KËRKONI PËRGJIGJE PËR PYETJEN TUAJ SOT"/ Horoskopi për ditën e sotme
Previous article "MË SHPEJT SE VENDET E..."/ Rama i bindur, zbulon kur merr fund PANDEMIA në Shqipëri

Delo.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe… Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe…

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT