• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Mjeku Alimehmeti: Ritmi i vaksinimit po ecën shumë mirë, por duhen doza të vazhdueshme. Tirana ka gjasë që…
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Mjeku Alimehmeti: Ritmi i vaksinimit po ecën shumë mirë, por duhen doza të vazhdueshme. Tirana ka gjasë që…

1 April, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ritmi i procesit të vaksinimit kundër COVID është shumë i mirë. Kështu ka deklaruar në një intervistë për Report Tv mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti i cili tha se ky proces tashëm sjellë nevojën e furnizimit të vazhdueshëm pasi ky ritëm mund të vijë duke rënë nëse nuk ka vaksina.

‘Ritmi për sa i përket numrave është i mirë, flasim për 20 mijë vaksinime ne ditë. Tani mbetet çështja çfarë municionesh janë. Me 20 mijë vaksinime në ditë, radha e 250 mijë personave që mund të vaksinohen, kalon shumë shpejt. Kjo bën të nevojshme sjelljen e furnizimit të vazhdueshëm vaksinor për të mbajtur këtë ritëm. Shpresojmë që ndërkohë të vijnë edhe vaksina të tjera.’- tha Celibashi.

Teksa foli në lidhje me imunitetin e tufës në vendin tonë, mjeku Alimehmeti tha se nuk ka shifra zyrtare për këtë në vendin tonë, megjithatë mjeku shtoi se 50-60% në kryeqytet mund ta kenë klaur COVID.

‘Në Shqipëri ky studim u bë nga Akademia e Shkencave në fund të dhjetorit që e nxorri 50% të popullatës. Nuk kemi studime të tjera zyrtare. Sa ka vajtur vështirë të themi, por është një shifër e rëndësishme që nuk është homogjenisht e shpërndarë, ka gjasë që Tirana të ketë kaluar mbi 50-60%, por nuk e krahasojmë në nivel kombëtar. Me futjen e vaksinimit masiv ky studim nuk mund të bëhet më pasi nuk bëhet dallimi.’- tha mjeku.

Për sa i përket numrit të riinfektimeve në vendin tonë, mjeku nënvizoi se nuk ka të dhëna, por duke ju referuar informacioneve nga spitalet, nuk ka pasur raste vdekje nga riinfektime.

‘Në Shqipëri nuk kemi të dhëna të sakta që të vërtetosh riinfektimit. Por nga krahu tjetër kemi informacione nga spitalet tona që po ti pyesësh sa kemi pasur raste për herë të parë, për riinfektime janë shumë pak ose asnjë. Nuk ka një studim të vërtetë, këto mund të jenë duke u trajtuar edhe në shtëpia fakti që nuk kemi asnjë humbje jete është një lajm i mirë në këtë koncept.’- tha Alimehmeti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI/ Mbrojtja me vaksinën e Pfizer/BioNTech zgjat të paktën gjashtë muaj pas dozës së dytë
Previous article DY PERSONA HUMBËN JETËN PASI BËNË VAKSINËN KINEZE/ Silva Bino sqaron gjithçka: Këto dy raste nuk kanë…

Delo.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza Aktualitet

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT