• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
IRONIZON METËN NGA RROGOZHINA/ Rama: Iliri flet me vete sa herë del në TV, një në tre fjalë i ka burg
Home
Politikë

IRONIZON METËN NGA RROGOZHINA/ Rama: Iliri flet me vete sa herë del në TV, një në tre fjalë i ka burg

1 April, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përmendur dhe sulmuar Presidentit e Republikës, Ilir Metën duke e ironizuar madje.
Rama thotë se Meta sa herë del në TV flet me vete, dhe pa e pyetur kush një në trefjalë i ka burg.

Ai nuk ka kursyer as PD, dhe me rastin e 12-vjetorit të anëtaërsimit në NATO ka deklaruar se Shqipërinë në të nuk e futo qeveria e PD por Amerika.

Për Ramën, fushata e opozitës karakterizohet nga bërtitjet, sharjen, mallkimet teksa kërkon nga shqiptarët që më 25 prill të votojnë PS për të vijuar punët, vaksinimin e Rindërtimin, ose ato do të ndalen nga qeveria e PD.

”Nuk kanë idenë çfarë do të thotë të drejtosh një vend, e t’i ulesh në gjunjë të tjerëve që kemi nevojë. Nuk dinë se si bëhen as miqësitë, e partneritetet, po vetëm dëngla Europa, Europa.
Gjithçka bëjnë është kundër Europës. Nuk e duam Shqipërinë ta çojmë në Europë, po Europën ta sjellim këtu.
Do ulim sigurimet shoqërore, do ulim pensionet. Nuk duhet të biem në kurth. Kanë çuar në Vlorë, atje në Vlorë, kanë çuar, në vend të shkojnë tu dërgojnë votrën, shkruajnë kallëzime për gfjithë punët publike. Duan të ndalojnë gjithë punët, Rindërtimin, vaksinimin. Se nuk është se ne nuk i njohim. Nuk e njihni Mediun? Fatmir Mediun, Dash Shehin nuk e njihni ju që edhe në televizor kur e sheh të zë rakia, e të duken ato sustat e telekomandës si ulli.
Mesilën e njihni, ajo që do varte protestuesit tek palma, Dulen e njihni, po Nardin, se atë sigurisht që e njihni.
Kur thonë jo shiko se, ça të shikoj, vetëm bërtet, shan, vetëm mallkojnë. Dhe për çfarë? E pra është koha për të qëndruar shumë drejt, do vazhdojmë përpara, të kryejmë punët, t’i çojmë para përpjekjet apo të shkojmë në gropë. Më thonë njëherë që morën detyrën dhe nuk e lanë më keq se çfarë e gjetën.
Ju ka ngel goja ju futëm NATO, na futi Amerika jo këta. Në fund fare mos harroni, këto zgjedhje vendosin përfundimisht fatin e Drejtësisë. E kemi ngritur me shumë mundi bazën, ka filluar të çeli me shumë vështirësi embrioni,.
Meta flet me vete sa herë del në TV, e pa i thënë kush, një në tre fjalë e ka burg, burgu, burgu. ça i rreh mendja, e di vet. Berisha, Meta e Kryemadhi janë armiq të Drejtësisë së Re.
S’mund të prodhojë toka kur punon një ditë, por duhet përditë, që fara të bëhet fidan, fidani pemë, pema të prodhojë e prodhimin ta marrësh.
Drejtësia, mbrojtja e saj është 25 prilli. Vazhdimi e përfundimi me luftën ndaj armikut të padukshëm është 25 prilli. Rindërtimi është 25 prilli. Rritja e eksporteve, është 25 prilli. Përrallat me mbret, do japim 1 mijë euro këtu, 500 euro këtu, 3 mijë euro andej, duhet t’ju kujtojnë Suden, Vehbiun, Xhaferrin. Nuk ka sot, s’ka pasur kurrë qofte ke daja. Sikush të ketë strehën e vet, të mbrohet, të vazhdojë punën e tij. është ndarje e prerë mes dy botëve, bota e vaksinimit dhe rindërtimit, punës, besimit e durimit dhe qokave, rrenave dhe bota e kalova lumin, mbaje vetë kalin.”- tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TOGETHER WE CAN: Pozicionimi i ri i markës Vodafone
Previous article SONDAZHI I PIEPOLI PËR ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ Nëse votohej sot PS fiton, PD e LSI nuk bëjnë dot shumicën. Surpriza në disa qarqe

s.autor

Postime të ngjashme

“DASHURIA E JETËS SIME, DO JETOSH TE UNË…”/ Shoferi humbi jetën në aksidentin tragjik në aksin Durrës-Tiranë, DEDIKIMET prekëse Aktualitet

“DASHURIA E JETËS SIME, DO JETOSH TE UNË…”/ Shoferi humbi jetën në aksidentin tragjik në aksin Durrës-Tiranë, DEDIKIMET prekëse

TË TJERA DETAJE NGA PLAGOSJA NË POGRADEC/ Nikolla dhe Edison Agolli vendosën kamera pranë burgut të Drenovës, monitoruan lëvizjet e Bran Syzos para sulmit Aktualitet

TË TJERA DETAJE NGA PLAGOSJA NË POGRADEC/ Nikolla dhe Edison Agolli vendosën kamera pranë burgut të Drenovës, monitoruan lëvizjet e Bran Syzos para sulmit

“TIRANA EUROPIANE E LIRIVE TË BARABARTA”/ Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve Politikë

“TIRANA EUROPIANE E LIRIVE TË BARABARTA”/ Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT