Ministrja e Arsimit, Evis Kushi përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, tha se paga e mësuesve do të rritet me 40% gjatë mandatit të tretë.
Ajo në postim ka kujtuar se gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste, i është rikthyer dinjiteti mësuesve përmes portalit “Mësues për Shqipërinë” dhe i është rritur paga me 32%.
Postimi i Kushit:
Plan Veprimi 2021-2025
Gjatë qeverisjes sonë, kemi rikthyer dinjitetin e mësuesve përmes portalit “Mësues për Shqipërinë” dhe rritjes së pagës së tyre me 32%.
Megjithatë, angazhohemi plotësisht që brenda mandatit të ardhshëm të #PS
, pagat e mësuesve të njohin rritje të mëtejshme, në fakt rritjen më të madhe ndonjëherë, me 40%. 



