Teksa vendi ka hyrë këtë të mërkurë në ditën e parë të vaksinimit masiv, kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë vizituar stendat e ngritura në Koplikut të Shkodrës, ku po vaksinohen të moshuarit plus 70 vjeç.
Të moshuarit e uruan kryeministrin, madje njëri prej tyre në shenjë falenderimi i zgjati dorën për ta takuar, por Rama refuzoi duke thënë që në këtë situatë dora nuk mund të jepet.
I moshuari 1: Të pastë populli shqiptar, të kemi me jetë.
I moshuari 2: Ta zgjastë zoti jetën, ti paske qenë për këtë popull.
Edi Rama: Dorën se japim dot se… Me shëndet.
Ndërsa ministrja Ogerta Manastriliu sqaroi se deri më 20 prill do të vijnë 20 mijë vaksina nga kompania Pfizer. Po ashtu, 23 mijë doza të kësaj vaksine do të mbërrijnë në muajin qershor, ndërsa priten që të vijnë dhe vaksina të kompanisë AstraZenecas dhe kompanive të tjera prodhuese.
“Deri më tani në të gjithë Shqipërinë procesi ka ecur shumë mirë, deri më datë 20 prill do të kemi edhe 20 mijë vaksina nga kontrata me Pfizer. Në qershor do të kemi dhe 23 mijë vaksina të Pfizer gjithashtu. Ndërkohë që presim vaksina të AstraZenecas nga instrumenti COVAX, por edhe vaksinat nga një kompani tjetër. Procesi ka vijuar në të gjithë Shkodrën dhe rrethinat e saj”, tha Manastirliu.
(VIDEO)


