Plot 100 mijë qytetarë janë vaksinuar deri më sot në Shqipëri.
Shifra publikohet nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shprehet optimiste për procesin.
“100 mijë të vaksinuar deri sot. 100 mijë jetë më të mbrojtura. Çdo ditë e më shpejt po afrohet drita në fund të tunelit” – shkruan ajo teksa shton se ‘Shqipëria po buzëqesh’.


