• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Joe Biden: Deri më 19 prill, 90% e të rriturve në SHBA kualifikohen për vaksinën
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Joe Biden: Deri më 19 prill, 90% e të rriturve në SHBA kualifikohen për vaksinën

30 March, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

90% e të rriturve në SHBA deri më 19 prill, do të kualifikohen për vaksinën ndaj koronavirusit.

Kështu ka deklaruar presidenti i SHBA Joe Biden i cili u ka bërë apel qytetarëve të vazhdojnë të respektojnë masat anti COVID.

“Ne jemi në një garë për jetë dhe vdekje me një virus që po përhapet shpejt me rastet që rriten”, tha Biden.

Ai tha se disa nga sjelljet e papërgjegjshme që shihen nëpër televizione javët e fundit nënkuptojnë më shumë raste me COVID në ditët e ardhshme.

“Variantet e reja po përhapen dhe fatkeqësisht, disa nga sjelljet e pamatura që kemi parë në televizion gjatë javëve të fundit do të thotë që më shumë raste të reja do të vijnë në javët në vazhdim”.

Ndërkohë, Dr. Rochelle Walensky, drejtoreshë e Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, me emocion të dukshëm në zërin e saj, u kërkoi zyrtarëve publikë dhe të tjerëve të flasin për seriozitetin e situatës, në përpjekje për të parandaluar një valë të katërt të COVID-19.

Të dielën Shtetet e Bashkuara tejkaluan 30 milionë raste me COVID-19 në total ndërsa mesatarja shtatë-ditore e rasteve të reja ka qenë rreth 60,000 në ditë, tha ajo. Kjo përfaqëson një rritje prej 10% krahasuar me periudhën shtatë ditore paraardhëse. Shtrimet në spital gjithashtu u rritën dhe vdekjet kanë filluar të shtohen.

“Një situatë e kobshme po afron… tani për tani jam e frikësuar”, tha zonja Walensky në një konferencë me gazetarët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PSE NDODHIN NGËRÇET DHE KONTRAKTIMET MUSKULARE? Ja çfarë duhet të keni kujdes
Previous article "MË KA MARRË MALLI TË..."/ Olta Gixhari poston FOTON me bashkëshortin dhe i dedikoi fjalë të bukura

s.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT