Kryeministri Edi Rama nuk ka mundur të mos e përmendë Bashkim Finon dhe gjatë vizitës në shtëpinë e Arjan Salajt. Në bisedë me familjarët e të ndjerit, Rama tha se Fino kaloi një operacion shumë të vështirë përpara disa kohësh dhe COVID-in nuk e kaloi dot. Ai foli për një njeri të veçantë dhe shumë të dashur.
“Sot na ndodhi dhe vdekja e atij shokut tonë, Bashkimit.
Ai kaloi një operacion shumë të vështirë përpara ca kohësh dhe ishte trup i predispozuar…dhe COVID-in nuk e kaloi dot. Ishte i veçantë shumë. Shumë i veçantë, shumë njeri i dashur, i butë. Ça t’i bësh. Të gjithë kemi ardhur për të ikur, nuk kemi ardhur për të ndenjur, varet çfarë gjurme lëmë”, tha Rama.


