• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTUAN BABË E BIR NË ELBASAN/ Arrestohet Ardjan Çapja, shpallet në kërkim Florenc Çapja (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTUAN BABË E BIR NË ELBASAN/ Arrestohet Ardjan Çapja, shpallet në kërkim Florenc Çapja (DETAJET)

29 March, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Arrestohet nga RENEA, Ardjan Çapja dhe shpallet në kërkim Florenc Çapja, të cilët akuzohen se kanë vrarë në 2012 babë e bir në shtëpinë e tyre, Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri.

Finalizohet operacioni “Krasta 2021” në Elbasan, ku operacioni i zhvilluar nga RENEA, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan çoi në pranga Ardjan Çapja, person me precedent të theksuar kriminal, i dyshuar si një nga autorët e një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2012.

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, në bazë të informacioneve të grumbulluara nga strukturat hetimore të DVP Elbasan dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë, mëngjesin e sotëm, gjatë operacionit policor të koduar “Krasta 2021”, u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të lëshuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan për shtetasin:

Ardian Çopja alias Çapja, 53 vjeç, banues në Elbasan.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi Florenc Çapja, 40 vjeç, banues në Elbasan.

Ndalimi i 53-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 40-vjeçarit u bë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Këta shtetas, në vitin 2012, dyshohet se në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri shtetasit Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri (babë e bir).

Gjatë operacionit, në banesën e shtetasit Ardian Çopja, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.

Vijon puna nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokuroritë përkatëse, për zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VDEKJA E BASHKIM FINOS/ Balla përlotet teksa merr lajmin "LIVE": Nuk gjej fjalët...
Previous article VDEKJA NGA COVID E BASHKIM FINOS/ Braçe: Tani je në qiell shoku im

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TAKIMI NË KORÇË/ Zbulohen 4 porositë që kryepolici Hita u la vartësve: Droga, siguria në shkolla, krimi kufitar dhe… Aktualitet

MBYLLET TAKIMI NË KORÇË/ Zbulohen 4 porositë që kryepolici Hita u la vartësve: Droga, siguria në shkolla, krimi kufitar dhe…

“E GODITA VETËM NJË HERË”/ U la në arrest shtëpiak, zbardhet dëshmia e Jozefin Markut në Gjykatë: Ishte moment gjaknxehtësie Aktualitet

“E GODITA VETËM NJË HERË”/ U la në arrest shtëpiak, zbardhet dëshmia e Jozefin Markut në Gjykatë: Ishte moment gjaknxehtësie

TRAGJEDI NË TROPOJË/ Punonjësi i Bashkisë humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike dhe 3 të tjerë u plagosën, arrestohen dy drejtuesit teknikë Aktualitet

TRAGJEDI NË TROPOJË/ Punonjësi i Bashkisë humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike dhe 3 të tjerë u plagosën, arrestohen dy drejtuesit teknikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT