• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NËNSHKRUHEN KONTRATAT ME FAMILJET QË DO STREHOHEN NË LAGJEN E RE NË KOMBINAT/ Veliaj: Marrin pronë me vlerë të shtuar
Home
Politikë

NËNSHKRUHEN KONTRATAT ME FAMILJET QË DO STREHOHEN NË LAGJEN E RE NË KOMBINAT/ Veliaj: Marrin pronë me vlerë të shtuar

28 March, 2021 s.autor Politikë

Në Bashkinë e Tiranës nisi sot nënshkrimi i kontratave të porosive për familjet e para që do të marrin apartamentet e reja në lagjen e re në Kombinat. Në prani të kryeministrit Edi Rama, ministrit të Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se e gjithë kjo përpjekje po bëhet që familjet të marrin një shtëpi më cilësore dhe që ka më shumë vlerë në treg.

“Ku është investuar në infrastrukturë, është rritur vlera e pronës. Në Bulevardin “Zogu i Parë” vlera e pronës është rritur me 70-80%. Kjo do të thotë që në çdo investim të ri, bëhet fjalë për një vlerë prone që është shumë herë më e madhe se ajo që lamë pas në këto rrënoja të tërmetit”, sqaroi Veliaj.
Më tej, Veliaj tha se në total janë dorëzuar 338 kontrata porosie familjeve që do të marrin apartamentet e reja në lagjen e re në Kombinat, duke shmangur gjithë legjendat urbane që fliten për rindërtimin.

“Kemi zgjidhur njëherë e mirë disa legjenda urbane që kanë ekzistuar për rindërtimin. Një legjendë urbane ishte që shtëpitë do jenë të shtetit. Shtëpitë janë të banorëve që i firmosin këto kontrata dhe do jenë në jetë të jetëve, për t’ua trashëguar brezave të familjarëve të tyre, ose për t’i shitur e rishitur në treg, ashtu si çdo pronar tjetër. Legjenda tjetër ishte se në terrenet që lirohen, Bashkia apo qeveria do të bëjë kulla. Është e pavërtetë. Do të mbeten publike, do rehabilitohen si terrene sportive dhe lulishte”, tha Veliaj.

Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj, nënvizoi se shtëpitë që po marrin qytetarët do i trashëgojnë brez pas brezi.

“Shtëpitë janë falas, qytetarët po të duan i shesin me dëshirën e tyre. Gjithë mundimi jonë shpërblehet, jo në aspektin politik, por ën aspektin shpirtëror Hallet nuk janë të vogla por bashkë i qajmë dhe bashkë i zgjidhim”, nënvizoi Ahmetaj. Vijimi i procesit të nënshkrimit të kontratave individuale me familjet, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti, do të garantojë strehimin e të gjithë familjeve në lagjjen e re KombinArt. Lagjia e re krahas strehimit të familjeve të prekura nga tërmeti, do të jetë dhe një zonë dedikuar artit, dijes dhe kulturës dhe jo vetëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIS VAKSINIMI MASIV NË LIBRAZHD/ Balla: S’e fsheh dot gëzimin. Kush është mbi 75 vjeç të paraqitet...
Previous article "PS PO BËN VAKSINIM MASIV NDËRSA PD INFEKTIM MASIV"/ Reagon Rama pas FOTOS që i dërgohet nga takimet e Bashës: Papërgjeshmëri...

s.autor

Postime të ngjashme

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij Politikë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT