Roma e ka mposhtur 1:0 Bolognan në “Olimpico”.
Roma ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme në xhiron e 11’të në Serie A. Duke e mposhtur 1:0 Bolognan në “Olimpico”, shkruan Gazeta Express.
Golin e vetëm dh të tri pikëve e shënoi sulmuesi italian, Stephan El Shaarawy, i cili realizoi në minutën e 33’të.
Pas kësaj fitore, Roma ka shkuar në kuotën e 24 pikëve dhe gjendet në pozitën e pestë – por me një ndeshje më pak të zhvilluar.


