• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Italia: Shqipëria të luftojë korrupsionin, mbështesim anëtarësimin në BE
Home
Breaking News

Italia: Shqipëria të luftojë korrupsionin, mbështesim anëtarësimin në BE

28 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News

Dita e II e punimeve te seminarit te mbajtur nga Asambleja e Këshillit Parlamentar te Europes (PACE), ishte e ngarkuar për delegacionin shqiptar. Tema: “Promovimi i integritetit ne qeverisje për te luftuar korrupsionin ne politike”, ndaj edhe te ftuarit ishin disa nga politikeberesit me emër te Italisë si: Kryetari i Senatit Italian dhe ish prokurori antimafia Pietro Grasso, Kryeministri Italisë 2011-2013, ekonomisti i madh e Senatori i Perjetshem Mario Monti, gjithashtu dhe Kryetari i Autoritetit Antikorrupsion i Italise, z. Raffaele Cantone.
2f060079-cfbd-4c4d-994d-c1e201689169
Fjalën e hapjes e mbajti, kryetari i senatit italian dhe ish-prokurori antimafia Pietro Grasso.
Korrupsioni është kompleks dhe kërcenim për kombin, ai dëmton te ndershmit e te pamundurit. Beteja kundër korrupsionit i përket te gjithë vendeve pjesëtarë te GRECO-s. Gjate diskutimit te tij Grasso citoi një thënie te Papa Francesco mbi korrupsionin: “Korrupsioni është një e keqe, një kancer qe gërryen jetët tona, dhe ne duhet ta luftojmë se bashku, njerëz te te gjitha besimeve edhe jo besimtaret, sepse jemi si flokë dëborë nese jemi vetëm, por bëhemi ortek nëse jemi te bashkuar’. Beteja ndaj korrupsionit është një beteje qe duhet fituar, gjerat edhe ato me te pamundurat mund te ndryshohen nëse punohet ndershmërisht e bashkërisht, theksoi Pietro Grasso.
eabb769e-c185-40d7-b8de-f97bcbdfa2be
Presidenti i Autoritetit Antikorrupsion te Italise Raffaele Cantone gjate fjalimit te tij tha se: prevenimi i korrupsionit është shume me i rëndësishëm se marrja e masave kur demi është bere. Duhet punuar qe ne fillim pikërisht tek konflikti i interesit, i cili është një paradhome e korrupsionit. Kodi i sjelljes paraqet një instrument te rëndësishëm per te kuptuar sjellje te dyshimta. Gjithashtu financimi i politikes duhet te kaloje ne shume filtra kontrolli, per te evituar korrupsionin qe bëjnë disa fondacione financuese te partive politike, te parave ne hyrje por edhe ne dalje. Edhe financimet modeste anonime janë te dyshueshme kur ato përbejnë pjesën me te madhe te te ardhurave”, theksoi Cantone.

Me pas delegacioni shqiptar zhvilloi një bisede te ngrohte me Senatorin e Perjetshem Mario Monti, ku u bisedua për integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian dhe ndihmën e vyer qe gjithmonë Italia i ka dhënë vendit tone duke u bere një porte e hapur me perëndimin.
e8b2a4fe-a000-4d7f-84a9-f4f2d2669483
Kryetari i delegacionit shqiptar dhe njeheresh Sekretari i Grupit Parlamentar te PS Ervin Bushati ne fjalimin e tij përmbyllës theksoi qe: ” Shqipëria është Europe. Europa ka probleme, jo vetëm Europa lindore apo ato vende me demokraci te brishte si e jona qe po lufton për t’u bere pjese e kësaj familje. Nuk ka një Europe Lindore dhe një Europe Perendimore: ka vetëm 1 EU. Përderisa kemi probleme te perbashkta, duhet te kërkojmë edhe zgjidhje te përbashkëta, kur jemi partner ne lufte, duhet te jemi edhe ne paqe.

Ne kemi sfida te medha, edhe kemi bere hapa te mëdha. Duhet bere edukimi i brezave te rinj, politika duhet te ndryshoje e te përmirësojë sistemin arsimor. Ne kemi lëvizur shpejt por duhet te lëvizim akoma me shpejt” -përfundoi Bushati.

Fjalën përmbyllëse te takimit dy ditor ne Rome e mbajti deputetja e Parlamentit italian dhe anëtarja ne Delagacionin e PACE Tamara Blazina, falënderoi pjesëmarrësit ketë takim shume te frytshëm dy ditor. Rekomandimet e dhëna për Shqipërinë ne rrugën e saj për ne Europe po plotësohen. Europa nuk mund te quhet e tille, pa anëtarësimin e Europes Jug-Lindore. Për zhvillimet dhe detyrat e ngarkuara, qe ka përmbushur Shqiperia ne e duam dhe Italia është dakord dhe mbështet Shqipërinë ne rrugën e anëtarësimit drejt UE ne 2018.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article El Shaarawy 'shpëton" Romën, fitore minimale ndaj Bolognas
Previous article Barcelona konfirmon kreun, vuan ndaj Bilbaos

Redaktor2

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT