Mediat e huaja kanë publikuar të tjera detaje në lidhje me vrasjen e shqiptarit, Armando Beqiri në Islandë disa javë më parë.
Mediat vendase bënë me dije se ishte arrestuar një shqiptar i dyshuar si autor i ngjarjes. Bëhet fjalë për Angjelin Sterkaj, i lindur më 1986. Pritet që hetimet të mbyllen brenda 2-3 javëve dhe çështja do të dërgohet në Departamentin e Prokurorisë.
DV shkruan se shqiptari është regjistruar me emrin Angjelin Sterkaj në Regjistrin Kombëtar, por në rrjetet sociale ai e quan veten Angjelin Mark Sterkaj.
Mësohet se Angjelini ka jetuar për disa kohë me një grua në një ndërtesë të vogël në qendër të qytetit dhe është ende e regjistruar si një shtëpi në regjistrin kombëtar, por u zhvendos prej andej për shumë kohë para se të vritej Armando.
Ai u arrestua tre ditë pas vrasjes së Armandos, por vazhdimisht ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Hetimet kanë zbuluar se vrasja ishte e planifikuar. Gjatë operacionit, policia sekuestroi armë dhe drogë. Policia po heton gjithashtu për përfshirje të personave të tjerrë të mundshëm në ngjarje.
Shqiptari i vrarë la pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë të vogël, të cilët ishin në shtëpi në momentin kur u qëllua. Krimi dyshohet të ketë ndodhur për shkak larje hesapesh për çështje droge.


