• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Qeveria akordon 10 milionë dollarë për vaksinat kineze nga kompania turke
Home
Politikë

KORONAVIRUSI/ Qeveria akordon 10 milionë dollarë për vaksinat kineze nga kompania turke

26 March, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Qeveria shqiptare me ndryshimet e fundit të bëra në buxhet i ka akorduar Ministrisë së Shëndetësisë një shumë shtesë prej 10 milionë dollarë, e cila do të shërbejë për të blerë vaksinat kineze Sinovac nga kompania turke “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”. Vendimi është zbardhur në Fletoren Zyrtare duke hyrë në fuqi.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama erdhi nga Stambolli me 192 mijë doza të vaksinës kineze, ndërsa zbuloi se marrëveshja është bërë për 1 milionë doza të vaksinës kineze, por kontrata fillestare me kompaninë është bërë fillimisht për 500 mijë doza që pritet të vijnë brenda dy muajve.

“Ne kemi të kontraktuara 500 mijë vaksina ‘Sinovac’ dhe kemi siguruar 1 milion e ca doza. Kemi preferuar të bëjmë një kontratë fillimisht me 500 mijë doza, për të parë më tutje të gjitha dinamikat, sepse është një proces shumë dinamik dhe këtu kemi ecur në mënyrë strategjike për të ruajtur një ekuilibër të plotë dhe me planin dhe me nevojat në raport me kategoritë dhe me numrin e përgjithshëm, por dhe me ecurinë e tregut”, tha Rama.

Në vendimin e qeverisë botuar në fletoren zyrtare nuk është e specifikuar se për sa doza vaksinash kineze bëhet fjalë kjo pagesë. Dje kryeministri Rama tha se në kontratën fillestare  është bërë fillimisht për 500 mijë doza dhe në rast se  pagesa është vetëm për këto doza vlera e një vaksine kineze të prodhuar nga ‘Sinovac’ është 20 dollarë. Ndërsa në rast se pagesa është për 1 milionë doza, atëherë vlera e vaksinës kineze llogaritet në 10 dollarë.

Vaksina kineze po përdoret gjerësisht në Kinë edhe në disa vende të Europës, ndërsa agjencia europiane e barnave po kryen studime për të miratuar përdorimin e vaksinës ruse Sputnik V.  Ndërkohë që më herët, Shqipëria ka siguruar rreth 90 mijë vaksina Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V. Nga java e ardhshme do të fillojë vaksinimi masiv për të moshuarit.

Procesi i vaksinimit anti-COVID vijon që prej 11 janarit,  në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së djeshme janë kryer 2,302 vaksinime anti-COVID dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 53,992 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Vendimi i qeverise botuar ne Fletoren Zyrtare
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "COVID SHKOFSH E MOS U KTHEFSH"/ Kënga që aktori shqiptar këndoi pak javë para se të humbte jetën nga virusi (VIDEO)
Previous article SKANDALI/ Mashtroi me përgjigjet e tamponëve të Covid-19, ja gjoba e majme që rrezikon Lazio...

Delo.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Shpërthimi në pikën e karburantit, të plagosur 3 punonjësit e pikës! Zbulohet shkaku, ja çfarë thotë Policia Aktualitet

DETAJET/ Shpërthimi në pikën e karburantit, të plagosur 3 punonjësit e pikës! Zbulohet shkaku, ja çfarë thotë Policia

E FRIKSHME/ Shpërthen depozita e karburantit EiDA në zonën e Brrylit, shembet godina 1 katëshe pranë saj Aktualitet

E FRIKSHME/ Shpërthen depozita e karburantit EiDA në zonën e Brrylit, shembet godina 1 katëshe pranë saj

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT