• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
UL KOLESTEROLIN DHE TENSIONIN E LARTË/ Kjo është salata shëruese me kastravec dhe hudhër
Home
Shëndet

UL KOLESTEROLIN DHE TENSIONIN E LARTË/ Kjo është salata shëruese me kastravec dhe hudhër

26 March, 2021 s.autor Shëndet

Sipas Shoqërisë Amerikanë të Shëndetit të zemrës çdo vit e më shumë po shtohen rastet e personave të prekur nga hipertensioni. Përveç mjekimeve, një rol të rëndësishëm luan dhe ushqimi që konsumoni në parandalimin apo trajtimin e kësaj sëmundjeje.

Hipertensioni tanimë ka filluar të shfaqet që në moshë të re, diçka që para dy dekadave ishte ende e pamenduar. Duke qenë se ndikon drejtpërdrejt tek qarkullimi i gjakut kjo sëmundje bëhet shkak dhe i problemeve të tjera shëndetësore. Më të shpeshtat janë: ataku në zemër, dementia, ishemia, humbje shikimi, probleme me memorien dhe shumë të tjera.

Çfarë mund të bëni për ta parandaluar apo manaxhuar këtë problem?
Hapi i parë dhe më i rëndësishmi është gjithmonë konsulta me mjekun. Por ajo që mund të bëni në shtëpi është që të përmirësoni dietën tuaj. Siç e dini ka shumë ushqime të cilat arrijnë të përmirësojnë shëndetin e organizmit tonë në përgjithësi. Grupe të veçanta ushqimesh mund të përdoren në formën e trajtimeve të cilat mund të sjellin një përmirësim të gjendjes së organizmit. Në rastin e hipertensionit dy nga produktet më të shëndetshme janë pikërisht kastraveci dhe hudhra.

Kastraveci njihet për vetitë e tij hidratuese, por është kaliumi dhe fibra që përmban ky produkt që ndihmojnë me hipertensionin. Kaliumi ndihmon të balanconi sasinë e kripës që përthith trupi juaj, duke luftuar kështu krijimin e arteriosklerozes. Nga ana tjetër fibra arrin të ulë nivelet e kolesterolit të lartë si dhe rregullon qarkullimin e gjakut. Përsa i përket hudhrës, ajo tashmë e ka vërtetuar aftësinë e saj shëruese në lidhje me problemet e tensionit të lartë. Të gjitha fuqitë e saj mirëbërëse lidhen me alicinën që gjendet tek hudhra, Nëse doni një kombinim ushqimor që dhe të jetë i shijshëm por edhe të jetë vlera për shëndetin tuaj, ky është ai.

Sallata me kastravec dhe hudhër
Përbërësit
2-3 lugë gjelle me ujë
1 kastravec
3 thelpinj hudhër
Gjysmë luge gjelle me uthull molle

Përgatitja:
Si fillim qëroni dhe shtypni hudhrën. Lani kastravecin, dhe bashkë me lëkurë priteni në copa të vogla. Përzjejeni kastravecin dhe hudhrën e shtypur në një tas të madh. Më pas shtoni ujin dhe uthullën e mollës dhe përziejeni përsëri. Nëse dëshironi mund t’i shtoni disa gjethe menteje. Mund ta konsumoni duke shoqëruar vaktin e drekës./AgroWeb.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO LARGOHET NGA GJERMANIA NË VERË/ Joakim Lëv kërkohet të bëhet “timonier” i klubit të madh italian
Previous article "100 DITË, 100 ARRITJE"/ Rama: Ulet numri i aksidenteve rrugore me 55,3% krahasuar me 2013, s’ka kohë për pushim

s.autor

Postime të ngjashme

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta Shëndet

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite Shëndet

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global Shëndet

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT