Kryeministri Edi Rama e ka quajtur shfaqje vulgare hapjen e fushtës së Opozitës, sot në sheshin “Nënë Tereza”, në një kohë kur shumica e vendeve në Europë janë në ‘lockdown’.
Rama theksoi se nuk ka ndërmend të bjerë në atë që e ka quajtur ‘kurth i bazës së partisë’. Ai tregoi se prej ditësh merr mesazhe nga baz të cilët i kërkojnë që të dalin dhe ta presin në takime.
Rama: Unë mendoj që ka diçka që nuk shkon tek ju! Ju bëni një koment sikur ne jetojmë në një kohë normale dhe sikur këtu behet fjalë për një strategji që lidhet me një zgjedhje të lirë që ne të mos bënim sot një miting tradicional hapje. Unë komunikova një mënyrë të ndryshme nga ajo tradicionalja nuk është e lidhur me ritmin tim. Mbase entuziazmi të bën edhe ty të pavëmendshëm që jemi në një kohë të rrezikshme.
Jemi në një kohë kur vendet e tjera janë në një lockdoën total dhe në këtë vend ju kujtoj që ka një rregull në fuqi e që duhet ta zbatojnë të gjithë.
Ajo që u shfaq sot në sheshin “Nënë Tereza” ishte një shfaqje papërgjegjshmërie, përveçse rrumpalliteti, vulgare një shfaqje e rrezikshme për shëndetin. Nuk kam ndërmend të bie në kurthin e emocioneve politike dhe të bazës së partisë. Prej shumë ditësh në telefonin tim ka mesazhe pse mos dalim edhe ne, pse të mos presim ty ne. Për mua sot është lufta me virusin dhe domosdoshmëria për ta fituar këtë luftë.


