• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RESHJET E DËBORËS/ Mbi 30 fshatra në rrethin e Bulqizës pa energji elektrike prej ditësh
Home
Sociale

RESHJET E DËBORËS/ Mbi 30 fshatra në rrethin e Bulqizës pa energji elektrike prej ditësh

24 March, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Reshjet e borës në këtë fund marsi sollën probleme në disa qytete të vendit në veri, me shkëputjen e energjisë elektrike.

Tre ditë pas stuhisë së borës, rreth 11 mijë banorë janë pa energji elektrike. Mungesa e energjisë elektrike vazhdon në qarkun e Dibrës, rrethi Bulqizë, njësia administrative Gjoricë me 7 fshatra; njësia administrative Ostren, 12 fshatra; njësia administrative Shupenz me 10 fshatra dhe tre fshatra të njësisë administrative Zerqan.

Ndërkohë në një njoftim zyrtar për mediat Operatori i Sistemit të Shpërndarjes thotë se janë eleminuar 87 % e avarive në rajonin e Burrelit, ndërkohë që në Bulqizë është vetëm një fider me defekt.

‘Operatori i Sistemit të Shpërndarjes po ndjek me vëmendje situatën e furnizimit me energji elektrike në vend dhe problematikat në rrjetin e shpërndarjes të shkaktuara nga moti i keq që ka përfshirë vendin tonë prej datës 22 mars.

Me marrjen e informacionit për ndryshim të kushteve klimatike, OSSH në bazë të planit të masave organizative që ka të bëjë me shëndetin e sigurinë, ka njoftuar 72 orë përpara 11 rajonet e saj në vend për të organizuar punën në terren me qëllim elimiminin e defekteve në kohë sa më të shpejtë.

Nisur me problematikën në një prej rajoneve, Bulqizë, ky rajon ishte ndër më të prekurit nga defektet që në orët e para të mëngjesit të datës 22 mars si pasojë e reshjeve të borës dhe stuhisë së erës ku u raportuan defekte në linjën e tensionit të mesëm e të ulët kryesisht në zonat rurale dhe rurale të thella.

Nisur dhe nga vështirësia e punës në terren, brenda 48 orëve, megjithë vështirësitë e terrenit si pasojë e rrugëve të bllokuara nga bora, janë riparuar afro 87 % e defekteve në rajonin e Bulqizës, Burrelit, Rrëshenit e Peshkopisë.

Në ndihmë të ekipeve të brigadave të avarisë së OSSH #Burrel, u angazhuan dhe forcat e pushtetit vendor të këtij rajoni, të cilët ndihmuan me mjetet e tyre duke zhbllokuar rrugët.

Aktualisht, janë riparuar 350 kilometra linjë TL, TM dhe TU dhe gjatë ditës së sotme ka vijuar puna sërish për riparimin e defekteve kryesisht në degëzime që ndodhen në zonat e thella rurale.

Situata e furnizimit me energji elektrike është futur në dinamikën normale dhe OSSH thekson se nuk ka asnjë problematikë në organizimin e punës së brigadave të avarisë në terren por cdo vonesë në riparimin e defekteve lidhet me vështirësitë e terrenit në të cilët janë konstatuar defektet.

Puna në terren e brigadave të avarisë vijon me intensitet për rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.’- njofton OSSH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDA NDAJ SUEDISË/ Goditje e rëndë për "Dardanët", merr lajmin e keq nga kapiteni Rrahmani
Previous article AKORDI COUTINHO-ODEGAARD/ Projektohet shkëmbimi që i kursen Barcelonës 23 milionë euro

s.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË ITALI/ Gjendet i lidhur brenda makinës së fundosur në Padova Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË ITALI/ Gjendet i lidhur brenda makinës së fundosur në Padova

MBYLLET TAKIMI NË KORÇË/ Zbulohen 4 porositë që kryepolici Hita u la vartësve: Droga, siguria në shkolla, krimi kufitar dhe… Aktualitet

MBYLLET TAKIMI NË KORÇË/ Zbulohen 4 porositë që kryepolici Hita u la vartësve: Droga, siguria në shkolla, krimi kufitar dhe…

“E GODITA VETËM NJË HERË”/ U la në arrest shtëpiak, zbardhet dëshmia e Jozefin Markut në Gjykatë: Ishte moment gjaknxehtësie Aktualitet

“E GODITA VETËM NJË HERË”/ U la në arrest shtëpiak, zbardhet dëshmia e Jozefin Markut në Gjykatë: Ishte moment gjaknxehtësie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT