• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Porosisni shumë kokoshka, se do shihni gallatë*
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Porosisni shumë kokoshka, se do shihni gallatë*

24 March, 2021 Redaktor1 OP-ED

Edhe pak orë na ndajnë nga 25 marsi, dita kur nis zyrtarisht, gara për zgjedhjet e përgjithëshme parlamentare të vitit 2021. Këto janë zgjedhjet e 10-ta për pushtetin legjislativ, në këto 30 vite të historisë sonë post-komuniste, prej nga buron mazhoranca qeverisëse e vendit.

Në këto tri dekada të demokracisë pluraliste, mrekullia e lirisë ka sjellë ndryshime rrënjësore social ekonomike, por edhe një luftë mes kulturës neotomane dhe asaj perendimore të popullsisë. Jemi bërë çdo ditë e më shumë, pjesë integrale e një botë të hapur pa kufij, duke vijuar të qëndrojmë brenda vendit një shoqëri ende e mbyllur.

Edi Rama ia doli që të bëhet kryeministri i parë që arrin të drejtojë një qeveri të majtë, jo vetëm për një mandat të plotë, por edhe për dy mandate 4-vjeçare njëra pas tjetrës. Duke barazuar në këtë mënyrë, rekordin e deritanishëm të shënuar nga kryetari i PD Sali Berisha, që qeverisi për 8 vjet me radhë, nga viti 2005 deri më 2013.

Ndryshe nga paraardhësi i tij në krye të PS Fatos Nano, që u bë kryeministër disa herë në shumë mandate, Edi Rama vijon pa ndërprerje në të njëjtin poltron, duke kërkuar të qëndrojë për të tretën herë radhazi. Nëse ia del ky do të ishte një rekord i ri, që prish kësisoj edhe 24 vitet e një cikli të pandërprerë, për ndryshimin e pushtetit nga e majta në të djathtë dhe anasjelltas, çdo 8 vite në Shqipëri. Një cikël që ka krijuar nga njëra anë stabilitet demokratik për vendin, por edhe stanjacionin kënetor të elitës politike, e cila nuk do që të largohet me vullnetin e saj.

Ndryshe nga sa më parë, për shkak të ligjit të ri zgjedhor, qytetarët shqiptarë do të kenë të drejtën jo vetëm të një, por të dy votave. Njëra shkon për partinë apo koalicionin parazgjedhor që ata dëshirojnë dhe tjetra, për njërin/ën nga kandidatët/et për deputet, të listave të tyre.

Kjo fushatë është e vetmja në historinë e proceseve elektorale, që do mbahet në kushtet e një pandemie globale, për shkak të përhapjes së virusit vrasës covid-19. Përdorimi gjerësisht i teknologjive digjitale nga shumica e fashave të popullsisë dhe aktiviteti hiperaktiv i shqiptarëve në rrjetet sociale, po kompenson mungesën e takimeve masive në terren, për shkak të protokolleve që detyrojnë distancimin social.

E sigurtë është që tani, se kjo e kësaj radhe, do të jetë një nga fushatat më interesante të pas 1990. Deri tani duket se pakkush prej atyre që janë nëpër listat e kandidatëve për deputetë, e ka lexuar 100% siç duhet, sistemin e ri zgjedhor. Shumë prej atyre që deri dje, bënë gjithçka për të qenë me çdo çmim pjesë, do ta mallkojnë veten pas një muaji!

Arsyeja? Është fare e thjeshtë.

Më 26 prill në mëngjes, kur të jenë hapur kutitë e të ketë nisur numërimi, shqiptarët do fillojnë të shohin gallatë. Sepse shumica e atyre që kanë emrin në listat e votimit, e që besonin së populli i do aq shumë, do kuptojë se nuk i kanë votuar as familjarët e tyre.

Do shihni shumë politikanë, që i kanë mbajtur të gjitha postet dhe funksionet publike në këto 30 vjet, që nuk do marin dot as 30 vota. Sikundër do shihni disa nga “talentet e reja” që sot nuk ua dini as emrin, që do marin më shumë vota, se shumë ish Presidentë, ish Kryeministra, ish ministra e “senatorë” të përjetshëm të Parlamentit. Sepse ka nisur epoka e realpolitikës dhe e rankimit të gjithkujt, jo sipas mirazhit virtual, por sipas peshës reale elektorale në terren.

Nuk di të them nëse kjo e reja, është apo jo, një formulë ideale. Por është sistemi për të cilin u dakordësuan të gjitha palët, e që do ekspozojë në dritë të diellit, edhe ndriçimin e fshehtë edhe njollat e errëta të gjithkujt që do futet pas kësaj në vallen e madhe të politikës. Duke na bërë të kuptojmë se epoka e re e 30 viteve që po vjen, nuk do vetëm politikanë të klonuar, por edhe njerëz të vërtetë apo “interesantë”!

Porosisni shumë kokoshka e pizza natën e 25 prillit, sepse do të jetë një nga më interesantet, për tu ndjekur live nga kolltuku i shtëpisë përballë ekraneve të panumërta të televizioneve tona. Ndërsa për sot, ju përshëndes me këngën e Freddie Mercury; “The show must go on”!

*Nga cikli i ri: “Ditari i 25 prillit” 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREKËSE/ Përloti të gjithë me historinë e mamasë, 12-vjeçarja jep mesazhin e veçantë për të gjithë fëmijët (FOTO)
Previous article NUK RESPEKTUAN MASAT ANTI-COVID/ Ja sa qytetarë janë gjobitur brenda 24 orëve (VIDEO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT