• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“88 DRITËHIJE DHE NGJYRA”/ Prezantohet për herë të parë ekspozita e piktorit Sali Shijaku, Rama: Pikë referimi të arteve pamore shqiptare
Home
Politikë

“88 DRITËHIJE DHE NGJYRA”/ Prezantohet për herë të parë ekspozita e piktorit Sali Shijaku, Rama: Pikë referimi të arteve pamore shqiptare

23 March, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) ka organizuar sot një ekspozitë me rastin e 88 vjetorit të piktorit shqiptar Sali Shijaku ku janë ekspozuar 112 vepra në vizatime, pikturë dhe skulpturë që përmbledhin një hark kohor krijimtarie prej 50 vitesh.

Të pranishëm në ekspozitë ishin artisti Sali Shijaku dhe familjarë të tij, Kryeministri i vendit z. Edi Rama, Drejtoresha e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje znj. Eridana Çano dhe artistë të tjerë.

Kryeministri Rama falenderoi piktorin për praninë dhe kontributin e tij në zhvillimin e kësaj ekspozite, të cilin e konsideroi një pikë referimi të arteve pamore shqiptare, një figurë kyçe të historisë së pikturës së vendit dhe një person me të cilin lidhet jeta artistike e shumë artistëve të tjerë, të cilët u inspiruan dhe motivuan nga ai.

“Unë e kujtoj profesorin si një prani hijerëndë në jetën artistike dhe për ne ishte një ëndërr që të takonim Sali shijakun që të na jepte këshilla, dhe ka qenë privilegj për mua që kam marrë mësime që i mbaj mend edhe sot e kësaj dite,” – u shpreh z.Rama.

Kryeministri gjithashtu ftoi studentët e artit për të vizituar ekspozitën në ditët e hapjes për publikun, për të hyrë në kuzhinën e një mjeshtri të madh siç e quajti ai, dhe për ta lexuar krijimtarinë e tij në një këndvështrim shumë më informal dhe konfidencial.

Ekspozita “Sali Shijaku – 88 Dritëhije dhe ngjyra” është ekspozita e parë vetjake e piktorit në ambientet e COD, ndërsa është fokusuar kryesisht në punimet e tij në letër.

Veprat e artit të ndara nëpër disa kategori artistike paraqiten nën Ciklin e nudove, ku për herë të parë ekspozohen 12 vepra në vizatim të realizuara në harkun kohor 2000-2010, Ciklin e abstrakteve, ku bëjnë pjesë 16 vizatime e piktura abstrakte të autorit, dhe Ciklin e legjendave, ku janë prezente figurat homerike të trajtuara shpesh nga autori përgjatë jetës së tij artistike.

Një tjetër element i veçantë i ekspozitës është ekspozimi i skicave dhe bocetit të monumentit të ‘Lirisë’, me një detaj të rëndësishëm sepse piktori e ka ripunuar bocetin e statujës monumentale pak ditë përpara ekspozimit, duke krijuar një cikël pune që nga viti 1976 e deri më 2021.

Në ekspozitë nuk mungojnë as autoportretet e piktorit, i fundit nga të cilët është realizuar në vitin 2010.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZOHET PËR "SHPËRDORIM DETYRE"/ Prokuroria kërkon 2 vjet burg për ish-kryebashkiakun e PDIU të Rrogozhinës
Previous article E ARDHMJA E DONNARUMMA-S NË DILEMË/ Milan mendon për pasuesin e Gigio-s, vendos nën shënjestër portierin...

Delo.autor

Postime të ngjashme

VIJOJNË TENSIONET/ Policia tentoi t'i shoqëronte, dy gratë shtirhen në tokë të përqafuara (VIDEO) Aktualitet

VIJOJNË TENSIONET/ Policia tentoi t'i shoqëronte, dy gratë shtirhen në tokë të përqafuara (VIDEO)

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi Politikë

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër… Breaking News

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT