• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Kryeministri Johnson në përpjekje për parandalimin e nacionalizmit vaksinor
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Kryeministri Johnson në përpjekje për parandalimin e nacionalizmit vaksinor

22 March, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri britanik Boris Johnson po kontakton me udhëheqësit e Bashkimit Europian në një përpjekje për të parandaluar të ashtuquajturin nacionalizëm vaksinor, pas një grindje rreth vaksinës AstraZeneca/Oxford, sipas një zyrtareje të lartë.

Helen Whately, ministre e Shtetit në Departamentin e Shëndetësisë, tha se kishte spekulime, disa hamendësime dhe një element retorike rreth eksportit të vaksinave në Britaninë e Madhe nga Bashkimi Europian.

Kjo vjen pasi blloku akuzoi kompaninë për dështim në përmbushjen e dozave të premtuara, disa prej të cilave prodhohen në Britaninë e Madhe.

BE ka pretenduar se Britania e Madhe kishte eksportuar zero doza, ndërsa i ka dërguar 10 milionë doza ish-anëtares së tij.

Javën e kaluar, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen kërcënoi me kufizime të mëtejshme të eksporteve, të cilat mund të synonin veçanërisht kundër AstraZeneca dhe Britanisë së Madhe.

Whatley i tha BBC të hënën se ishte e rëndësishme që BE dhe vendet e tjera “nuk duhet të ndjekin nacionalizmin e vaksinave ose proteksionizmin e vaksinave”.

“Ne presim që Bashkimi Europian të përmbahet në angazhimet e tij dhe unë jam e sigurt se kryeministri Johnson do të jetë në kontakt me homologët europianë, pasi ai flet rregullisht me homologët europianë dhe mendoj se ky debat është i dobishëm për të gjithë”, tha ajo.

“Ajo që ka rëndësi është që të gjitha vendet të fillojnë dhe të vendosin dhe vaksinojnë popullsinë e tyre”, deklaroi Whately.

Komisioni Europian do të takohet të enjten për të diskutuar kufizime të mundshme më të ashpra në eksportet e vaksinave nga blloku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SONJA LLANA/ "Misioni i pamundur" i Bashës
Previous article PRANIMI I SHQIPËRISË NË BE/ Zbardhet biseda e Varhelyit me ministrin e Jashtëm gjerman

Delo.autor

Postime të ngjashme

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët Botë

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto Botë

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto

KËRCËNON liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht! Botë

KËRCËNON liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT